Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur nën sekuestro një apartament në zonën bregdetare të Qerretit në Kavajë, pronë e shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, i cili po hetohet për përfshirje në aktivitet kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave.
Veprimi është ndërmarrë pas një kërkese nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka nisur hetime ndaj Bahtirit për dyshime se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se të ardhurat e përfituara nga aktivitetet e paligjshme janë investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Nga verifikimet e kryera rezulton se në emër të tij figuron një shoqëri tregtare, e regjistruar më 11 mars 2025, me objekt veprimtarie “shitblerje e pasurive të paluajtshme”. Përveç kësaj, ai rezulton pronar i një apartamenti në Qerret, i cili tashmë është sekuestruar në kuadër të hetimeve.
Burime zyrtare bëjnë me dije se hetimet nuk janë përqendruar vetëm te Bahtiri, por edhe te të paktën dy persona të tjerë të dyshuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal. Autoritetet po verifikojnë nëse pasuri të tjera të paluajtshme apo mjete luksoze janë blerë me të ardhura që dyshohet se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm.
Shemsi Bahtiri akuzohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shqiptare dhe atyre të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje e kishte përjashtuar nga partia Shemsi Bahtirin nëntë muaj më parë. Me anë të një komunikimi për mediet, VV shprehej se e kanë përjashtuar atë, pas verifikimeve që ata kanë krye











