• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Përdorimi paqësor, i barabartë e me përfitime të ndërsjella i hapësirës i shërben zhvillimit të përbashkët”

by A R
01/11/2022 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën më 15 e 37 minuta sipas orës së Pekinit, u lëshua me sukses pjesa e tretë e stacionit hapësinor të Kinës – moduli eksperimental “Mengtian”. 8 minuta pas lëshimit, moduli u nda me sukses nga raketa dhe hyri në orbitën e parapërcaktuar. Kështu, numri i moduleve të stacionit hapësinor kinez do të shtohet në tre, duke krijuar një formë T-je. Kjo do të shënojë përfundimin e ndërtimit në orbitë të stacionit hapësinor.

Ndërtimi i stacionit hapësinor është një gur kilometrik në kauzën e fluturimeve hapësinore të Kinës. Që nga viti 1992, kur filloi zbatimi i projektit të fluturimeve hapësinore me astronautë të Kinës, dhe deri sivjet, kur por përfundon ndërtimi i stacionit hapësinor, kanë kaluar 30 vjet. Gjatë këtyre tre dekadave, Kina ka zotëruar me radhë shumë teknologji kyçe të vajtje-ardhjes mes hapësirës e Tokës, të qëndrimit afatshkurtër e afatgjatë në hapësirë, të eksperimentimit në module, të ecjes në hapësirë, të bashkimit të moduleve etj., duke hedhur një bazë të fortë teknologjike lidhur me ndërtimin e stacionit hapësinor.

Veçanërisht në dekadën e fundit, industria kineze e fluturimeve hapësinore ka shpejtuar hapat e zhvillimit. Kina ka kryer 274 lëshime raketash, 192 prej të cilave vetëm në pesë vjetët e fundit. Këto suksese tregojnë se Kina është shndërruar tashmë në një fuqi hapësinore.

Përparimi i teknologjisë së fluturimeve hapësinore ka promovuar zhvillimin e sektorëve të rinj kinezë, duke përfshirë fluturimet hapësinore me kozmonautë, eksplorimet në Hënë e në Mars, eksplorimin në thellësitë tokësore e detare, superkompjuterat, navigacionin satelitor, informacionin kuantik, energjinë elektrike bërthamore, energjinë e re, prodhimin e aeroplanëve të mëdhenj, biomjekësinë etj. Kina ka hyrë në radhën e vendeve inovative.

Kina i përmbahet gjithmonë parimit të përdorimit paqësor, të barabartë e me përfitime të ndërsjella të hapësirës dhe të zhvillimit të përbashkët në çështjen e fluturimeve hapësinore me astronautë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Francën, Gjermaninë, Italinë, Rusinë, Pakistanin, Zyrën për Çështjet Hapësinore të OKB-së, Agjencinë Hapësinore Evropiane etj., duke zhvilluar shumë projekte bashkëpunimi e duke pasur rezultate frytdhënëse.

Është hera e parë në histori që një stacion hapësinor hapet ndaj të gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Deri tani, 9 projekte të 17 vendeve e të 23 organizatave janë përzgjedhur si kontingjenti i parë i eksperimenteve shkencore në stacionin hapësinor të Kinës.

Ditët e fundit, astronautja italiane Samantha Cristoforetti, që gjendej në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, citoi në median sociale vargjet e poetit dhe kaligrafit të dinastisë Jin Lindore të Kinës (317-420) Wang Xizhi, duke tërhequr vëmendje të gjerë. Kjo tregon se bota e vlerëson filozofinë e hapjes, të bashkëpunimit e të ndarjes së përbashkët të Kinës lidhur me çështjen hapësinore.

Hapësira i përket gjithë njerëzimit dhe duhet t’i sjellë përfitime gjithë njerëzimit. Pas përfundimit të ndërtimit, në dhjetë vjetët e ardhshëm e më tutje, stacioni hapësinor i Kinës do të hyjë në etapën e përdorimit e të zhvillimit. Para fundit të këtij viti, Kina do të lëshojë edhe anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-5” dhe anijen kozmike me astronautë “Shenzhou-15”, gjë që do të bëjë të mundur që gjashtë kozmonautë të punojnë në stacionin hapësinor kinez. Në të ardhmen, ky stacion hapësinor do të jetë shtëpia e re e përbashkët e njerëzimit për eksplorimin e hapësirës.

Next Post
Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In