• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përdorimi i maskave të bëhet edhe në rrugë”/ Mjeku flet për testet serologjike: Kujdes, s’tregon nëse jeni të prekur

by Java News
20/07/2020 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doktori imunolog, Genc Sulcebe, thotë se shifrat e larta të të prekurve me COVID-19 priteshin që kur u mor vendimi për lëshimin e masave. Në një intervistë të dhënë për ‘Report TV’ ai deklaron se mjeti i vetëm që parandalon infektimin është maska dhe sugjeron që ajo të përdoret edhe në rrugë.

“Kemi një rritje të përhapjes së infeksionit, që vjen pas asaj mbyllje të fuqishme, ndërsa më pas filloi një aktivitet normal. Në fakt u harrua pak ideja që ne duhet të bashkëjetojmë me këtë pandemi. Mos mbajtja e maskave, që është mjeti i vetëm për ta parandaluar, bëri që te kemi një përhapje të gjërë. Mbajtja e maskave, duhet të jetë vazhdimisht, edhe në rrugë do ishte mirë.”

I pyetur përse koronavirusi nuk bën më dallime dhe po preken të gjithë kategoritë Sulçebe përgjigjet:

“Kur një infeksion viral futet për herë të parë do preken të gjithë. Prekshmëria është në proporcion me moshën. Më të rrezikuarit janë ata mbi 65 vjeç. Nëqoftëse përhapet infeksioni padiskutim që do të ketë edhe shenja më të rënda. Ne duhet të kujdesemi që ta parandalojmë, jo vetëm që të kurohemi.”

Ndërkohë për analizën serologjike doktori thotë se duhet të bëjmë kujdes. Sipas tij ajo ndihmon të dimë nëse kemi krijuar apo jo antitrupa, që përkthehet në imunitet, por nuk tregon nëse e kemi apo jo aktualisht koronavirusin.

Testet serologjike në popullatë, mjeku: Kujdes, nuk tregon nëse ...

“Një gjë duhet të dimë që testet serologjike nuk janë diagnostifikuese, por tregojnë nëse ka qenë në kontakt me infeksionin. Të paktën një muaj më parë. Gjëja e parë duhet bërë tamponi, ndërsa testi serologjik mund të bëhet pozitiv vetëm 10 ditë pas infeksionit. Nuk ka vlerë diagnoze të menjëhershme. Duhet të dimë gjithashtu se mungesa e antitrupave nuk do të thotë se jemi të pambrojtur, pasi ka imunitete të cilat e përballojnë.

Nga testet serologjike ka dalë se 8 përqind e mjekëve e kanë kaluar koronavirusin. Përafërsisht nga 5-7% të popullatës, sipas një studimi të bërë në Tiranë, kanë kaluar infeksionin.

Unë rekomdoj që teste serologjike ti bëjnë ata persona që mendojnë se e kanë kaluar koronavirusin dy javë më parë. Për të kuptuar nëse kanë anti trupa ose jo. Nëse kanë do të thonë se e kanë kaluar dhe sduhet të kenë më frikë, sepse probaliteti për t’u riinfektuar është shumë e vogël.”

Kush kategori duhet të marrë vitamina?

“Për parandalimin e këtij infeksioni është mos kontakti me njerëzit. Të qëndrojmë mbi dy metra dhe të mbajmë maskë. Nëse infektohemi duhet t’i japim mundësi sistemit të punojë në mënyrë infeksionale. Në ditën e 10-12 krijohen anti trupa. Në radhë të parë duhet të jemi të qetë, sepse stresi dhe frika nuk ndihmon. Në 99% do shkojë mirë.

Nuk ka medikamente që e shërojnë. Vitaminat ne i kemi në rast se jemi ushqyer mirë. Vitamina D dhe C ndihmon, zinku. Këto tre elemente së bashku me një ushqyerje sa më e rregullt, por pa kaluar në mbiushqyerje, janë elemente që na ndihmojnë,”–shprehet mjeku.

g.kosovari

Next Post
Batutat në Komision; Fino: Ti kërkojmë falje Metës, se mbase e kemi bezdisur! Hyseni: Faj kushtetues…

Batutat në Komision; Fino: Ti kërkojmë falje Metës, se mbase e kemi bezdisur! Hyseni: Faj kushtetues...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Irani kërcënon SHBA-në: Në rast të një sulmi amerikan, do të godasim bazat e tyre në rajon

February 8, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Rama: Ne do ta vazhdojmë betejën pavarësisht pafuqisë së gjykatës!

February 8, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

“Gjykatësit nuk mund të kenë rritje të përjetshme pagash”, Rama: E ftova Papën që të vizitojë Shqipërinë…

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In