• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përdorimi i lartë i antibiotikëve pengoi imunitetin natyror/ Vetëm 54% e të infektuarve me antitrupa

by Java News
04/09/2021 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19. Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm

54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet nga të dhënat shqiptare, imuniteti natyror është zhvilluar vetëm në gjysmën e të infektuarve.

Ekspertët e argumentuan përqindjen e ulët me antitrupa si rrjedhojë e përdorimit më të madh të antibiotikëve, antiviralëve dhe kortizonikëve, të cilët ndikojnë negativisht në zhvillimin e antitrupave.

Studimi tregoi se kontingjenti me PCR pozitiv dhe imunitet gati mospërfillës, përfaqësohet kryesisht nga të sëmurët kronikë si, diabetikë insulinovartës, diabetikë jo insulinovartës, kardiopat, hipertonikët, obezët dhe ata faktorë rreziku kardiometabolikë të kombinuar.

Ecuria e pandemisë varet nga imuniteti që do të krijojë popullata nëpërmjet infektimit apo vaksinës. Por imuniteti natyror tregon zhvillim të dobët në vendin tonë, ndërsa vaksina duket se nuk krijon imunitet afatgjatë, sipas të dhënave që vijnë nga Izraeli, i cili ishte shteti me përqindjen më të madhe të vaksinimit në këtë fillimvit.

Zyrtarët në Izrael së fundmi se vaksina e zhvilluar me teknologjinë MRNA mund të mos jetë plotësisht efektive kundër variantit të ri.

Izraeli ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në botë me 78% të atyre të moshës 12 vjeç e lart, sipas Science Magazine. Pavarësisht kësaj, vendi ka vuajtur një nga nivelet më të larta të infeksionit në botë, me 650 infeksione për 1 milion banorë. “Më shumë se gjysma janë në njerëz plotësisht të vaksinuar, duke nënvizuar transmetueshmërinë e jashtëzakonshme të variantit Delta dhe duke nxitur shqetësimet se përfitimet e vaksinimit zbehen me kalimin e kohës”, sipas “Science Magazine”.

Izraeli shpesh është konsideruar një model për Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për vaksinën e COVID-19 dhe efikasitetin e vaksinës kundër koronavirusit. Kohët e fundit, zyrtarët shëndetësorë amerikanë po marrin në konsideratë edhe Izraelin kur bëhet fjalë për dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Vendi “po ofron një dozë përforcuese të koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, që tashmë janë vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë” sipas “The Associated Press”.

Të dhënat e reja po tregojnë se imuniteti natyror nga koronavirusi dhe ai nga vaksina nuk rezistojnë për shumë kohë, ndaj pandemia Covid-19 do të jetë e pranishme edhe këtë dimër. Ecuria e deritanishme po tregon se edhe në vjeshtë-dimër 2021-2022, pandemia do të jetë e pranishme./ monitor

g.kosovari

Next Post
Thirrja e DASH: Të respektohet marrëveshja e 4 shtatorit mes Serbisë dhe Kosovës

Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi në prani të ish-Presidentit Trump/ Çfarë u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In