Dimitris Vergos, i cili është vënë në pranga pasi ka vrarë të dashurën e tij 26-vjeçare rreth një javë më parë, ka dhënë dëshmi para hetuesve ditën e djeshme.
Protothema raporton se 30-vjeçari u tha hetuesve në lidhje me ngjarjen se thjesht e ka shtyrë vajzën dhe ajo ka rënë në ujë, por deklaroi se nuk mbante mend që vajza të ishte përplasur në ndonjë shkëmb. Shumë pyetjeve nga gjykatësi, i pandehuri nuk i është përgjigjur duke thënë se nuk i kujtoheshin detaje nga ngjarja. Autori i ngjarjes vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, dhe me këtë arsye justifikohej se nuk mbante mend shumë pjesë nga ngjarja.
30-vjeçari ka thënë në gjykatë se nuk e mban mend shumë mirë se çfarë ka ndodhur saktësisht por tha se vajza e ka tallur disa herë dhe ky është bërë shkak që djali të nervozohej. Ai tha se gjithçka po shkonte mirë derisa u nisën për të ngrënë, por gjëja që i ndezi debatet ishte celulari i saj ku po shikonin hartën e vendit që të gjenin restoranin ku do të hanin. Celulari nuk funksionoi siç duhej dhe aty u tensionua situata ku I riu thjesht mbante mend që e kishte shtyrë disa herë vajzën, e cila kiste përfunduar në det.
I pyetur se si përfundoi makina mes shkëmbinjve, Dimitris Vergos tha se nuk kushte të bënte më të dhe se ajo kishte rrëshqitur vetë deri aty. Ai tha se makina kishte qenë në rrugë kur ata u nisën për të ngrënë. Më pas kur u kthye makina kishte përfunduar në mes të gurëve. 30-vjeçari tha se ata kishin vendosur të shkonin bashkë me pushime dhe të rrinin në kamp pasi nuk kishin aq mundësi sa të bwnin pushime të shtrenjta. Duke qenë se nuk po kalonin mirë e po debatonin, ai i kishte thënë Garyfallia-s që të ktheheshin por ajo kishte insituar të qëndronin aty.
30-vjeçari tha se saktësisht mbante mend që nuk e kishte goditur apo qëlluar por vetëm e kishte shtyrë pa e përplasur në shkëmb dhe ajo kishte rënë në ujë. Ai dëshmoi se nuk kishte parë gjak tek fytyra e saj dhe mbante mënd që çantën e kishte hedhur në det dhe ishte larguar pa e ditur as vetë se ku po shkonte. Atë natë kishte fjetur në një kodër i frikësuar nga ajo që kishte bërë. Për të ishte makthi më i madh që kishte përjetuar kohët e fundit, pasi në vitin 2015 kishte përjetuar një krizë psikologjike ku ishte ndjerë shumë keq.
Dimitris Vergos u dërgua ditën e djeshme në të njëjtin burg me autorine vrasjes së 20-vjeçares Caroline, Babis Anagnostopoulos. Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpëtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu.
/m.j