I riu nga Florida që hyri në shtëpinë e yllit Taylor Swift në New York dhe bëri një sy gjumë është dënuar me 6 muaj burg.
Ai u gjet në muajin prill 2018 nga autoritetet lokale duke fjetur në krevatin e këngëtares dhe kishte përdorur dushin, por nuk kishte bërë asnjë veprim tjetër.
I dyshuari, 22 vjeçari, Roger Alvarado u deklarua fajtor për shpërfillje penale dhe tentativë për vjedhje, raportuan mediat e huaja.
Ai po planifikon të kthehet në Florida pas burgimit të tij. Ky nuk ishte rasti i parë që Alvaro përpiqet të takohet me këngëraren. Fansi i fiksuar u arrestua në shkurt të vitit 2018 pasi theu derën e përparme të shtëpisë së saj 18 milionë dollarëshe me një lopatë.