Komisioni Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot ishte i thirrur për të dhënë dëshminë e tij.
Debatet mes tyre kanë degjeneruar në akuza personale. Veliaj e akuzoi Tabakun për mashtrim, duke i kujtuar se ai ka fituar përballë saj dhe gjykata e ka dënuar për shpifje.
Tabaku: Nuk ke pasur buxhet. Pse keni autorizuar një angazhim kontraktor për miratimin e Këshillit Bashkiaj?
Veliaj: Qetësohu, pse bën si histerike? Unë nuk flas në emër të Këshillit Bashkiak. Kam thënë që jam paramisht dakord. Ndërkohë që kolegët e PD-së, Sakja dhe Ismaili, thonë vetë që jemi plotësisht dakord.
Tabaku: Gënjen në këtë komision, trego pse gënjen në këtë komision!
Tabaku: Sakja nuk e ka territorin e Tiranës dhe të kavajës. Pyetjes i bëj unë këtu. I kërkoj që të administrojmë vendimin e këshillit bashkiak. Ju lutem, administroni vendimin e këshillit bashkiak.
Veliaj: Jam duke u përgjigjur…merr pushim dhe qetësohu
Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës
Veliaj: Në dallim nga bashkia e Vorës…pi ujë dhe qetësohu
Tabaku: Aq e qetë jam sa ke 10 mbrojtës këtu dhe ju dal ballë ty dhe këtyre këtu
Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifëse
Tabaku: Bashkë jemi përballur dhe përballë do më kesh sa herë …fatkeqësia më e madhe është se ti përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi.
Veliaj: Po ju betoheni që nuk do gënjeni se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju po më ndërprisni përgjigjen, pyetja ishte retorike
/b.h











