• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përdhunoi vajzën për 16 vite, babai monstër: Ishte në mirëkuptim, pendohem!

by Java News
01/09/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qirjako Nakuçi, 61-vjeçari i arrestuar pas akuzave nga vajza e tij se ka akuzuar seksualisht me të prej 16 viteve, mësohet se ka shprehur pendesë në gjykatë. Ai doli këtë të shtunë para gjykatës së Tiranës, që vendosi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithatë burime nga brenda sallës së gjyqit, thanë se 61-vjeçari shfaqi pendesë.

Ndërkohe, në dëshminë e dhënë në polici më 30 Gusht, sipas burimeve policore, Nakuçi fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Vajza, sot 25 vjeçe, ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga i ati që në moshën 9 vjeçe, ndërsa 10 vite më vonë, ai e la edhe shtatzënë, ndërsa ajo abortoi fëmijën. E reja ka treguar se i ati e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg” për babain qe akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij. Pas bërjes publike të një ngjarje të rëndë, ku babai 61-vjeçar për shumë vite e radhë kishte abuzuar seksualisht më vajzën e tij, policia e arrestoi mbreme.

Arrestimi 

Sipas informacioneve mësohet se policia vuri ne pranga 61-vjeçarin Qirjako Nakuçi, pasi denoncimit që kanë bërë murgeshat, pas rrëfimit të vajzës. Po ashtu është marrë për tu pyetur dhe vajza 25-vjeçare.

Bëhet me dije e 61-vjeçari i divorcuar me gruan në vitin 2002, e si pasojë u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.

Ndërkohë që policia në një njoftim bën me dije se: Më datë 30.08.2018, u ndalua shtetasi Q.N., vjeç 61, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal.

Historia monstruoze në Tiranë, babai 61-vjeçar përdhunon për 16 vjet vajzën dhe e lë shtatzënë

Një 61-vjecar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi prej 16 vitesh ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Denoncimi është bërë nga vajza, sot 25 vjecare, dhe në momentin e abuzimit të parë, vetëm 9 vjeçe. Vajza ka rrëfyer gjithçka tek murgeshat, ndërsa në moshën 19 vjeçare ka mbetur shtatzënë me babain e saj dhe e ka abortuar fëmijën.

Ishte viti 2002 kur në një familje shqiptare në Tiranë drama e një divorci u kthye në tragjedi për vajzën 9-vjecare të çiftit. Tre fëmijë të çiftit, dy vajza dhe një djalë, më e madhja 9 vjece, qëndruan me babain e tyre 45-vjecar me inicialet Q.N. Nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit. Një dhomë modeste në Tiranë, brenda së cilës jetonin 4 persona, fëmijët me babain, rrethuar nga skamja.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar. Q.N ndodhet në prangat e policisë pas një kallëzimi të vajzës së tij që nxori në dritë një histori monstuoze. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

Por si u zbulua kjo histori tronditëse?

Vitet e fundit vajza angazhohej me komunitetin e murgeshave, e në një prej bisedave mes tyre, vajza ka gjetur guximin të tregojë tmerrin që i kishte shkatërruar jetën. Një vajzë e mbyllur, që rrallë fliste me njerëzit. Por që ngrohtësia e gjetur pranë motrave murgesha e bëri atë të rrëfejë tragjedinë e jetës së saj. Pas historisë shokuese murgeshat, me pëlqimin e vajzës, kanë njoftuar policinë, ku efektivët e policisë në Tiranë bënë të mundur arrestimin e babait përdhunues.

61-vjecari ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu, me një gjakftohtësi të frikshme. Në dëshminë e tij ai nuk lë pa akuzuar edhe të bijën, duke hequr nga barra e fajit përgjegjësinë e tij. Disa herë, vajza donte edhe vet, shprehet ai, duke dashur të fshehë përmasat e dramës që ka shkaktuar në jetën e së bijës.

Në moshën 19-vjecare, vajza ka mbetur shtatzënë me babain e saj, dhe ka kryer një abort, detaj ky i pranuar nga të dyja palët. Prej gjashtë vitesh tashmë babai dhe vajza jetonin të vetëm në banesë, pasi vajza tjetër e tyre ishte martuar, ndërsa djali kishte dalë të jetonte i vetëm me qira.

Ditët e fundit vajza ishte larguar nga banesa dhe babai e kishte denoncuar të zhdukur, por pa ditur se ajo gjendej pranë murgeshave tek të cilat kishte mundur që pas 16 vjetësh të fliste për historinë e dhimbshme me babain e saj përdhunues.

Policia e Tiranës i ka dorëzuar materialet procedurale në Prokurori. Ndaj 61-vjecarit janë ngritur tre vepra penale të parashikuara nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal. Konkretisht ato janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje. Vepra penale për të cilat nëse merret vendimi i dënimit maksimal, rrezikon deri në 37 vjet burg. Nëse do të dënohet me vendim maksimal, kjo për 61-vjecarin do të thotë të kalojë pjesën e mbetur të jetës, në burg. Që në momentin e parë të denoncimit vajza është nën kujdesin e punonjësve sociale./express

ma.me

Next Post
VIDEO/ Panik te pushuesit në Dhërmi, peshkaqeni gjigant shumë pranë bregut

Vijon sezoni turistik, pushuesit: Tani është më qetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In