• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Përdhunoi tri femra, 4 vjet e gjysmë burg për kosovarin

by A R
24/05/2016 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë dy viteve ai ka mashtruar tri femra, të cilat i ka rrahur në mënyrë të rregullt dhe pastaj i ka detyruar të bëjnë seks me të. Kjo akuzë i ngarkohet kosovarit 26 vjeçar nga regjioni Rheintal i Kantonit Chur në procesin gjyqësor që ka përfunduar të premten në Gjykatën e Qarkut Werdenberg-Sarganserland.

Sipas akuzës, kosovari u ka dërguar mijëra mesazhe telefonike dhe u ka telefonuar femrave të përmendura në çdo kohë, duke u shkaktuar frikë dhe stres, shkruan st.gallertagblatt.ch. Kur ato i kundërviheshin, ai i rrihte, duke i përgjakur dhe në këtë gjendje pastaj rregullisht i përdhunonte dhe e filmonte aktin që bënte.

Femrat provonin të kërkonin ndihmë por ai i kishte vënë nën presion aq shumë sa që ato sërish gjunjëzoheshin para tij, transmeton albinfo.ch.

Se për të një sjellje e tillë ishte e zakonshme, trupi gjykues është bindur edhe gjatë procesit gjyqësor. Rreth ndërtesës së gjykatës po silleshin katër persona të dyshuar, tre nga të cilët rezultuan të ishin familjarë të të akuzuarit.

Ndërkaq i akuzuari gjatë marrjes në pyetje nga gjyqtari, është shprehur i habitur me akuzat dhe e ka paraqitur veten si viktimë. “Sigurisht që unë kam kërkesa të larta për besnikërinë e mikeshave të mia, por unë kurrë nuk i kam kontrolluar as përdhunuar ato”.

Me to kishte pasur ndonjëherë edhe zënka dhe ky u kishte dhënë ndonjë flakaresh, asgjë më shumë, ka thënë i akuzuari.

Nisur nga kjo, avokati ka kërkuar shpalljen e klientit të tij si të pafajshëm, pasi që ai ka këmbëngulur se përdhunimet nuk janë dëshmuar asnjëherë si të vërteta, përcjell albinfo.ch. Po ashtu edhe akuza për kërcënim, prishje të qetësisë, keqpërdorim të telefonatave dhe për lëndim trupor duhet të tërhiqet, ka thënë ai.

Dhe më interesantja, sipas avokatit kjo formë ekstreme e “stalking”-ut (përcjellje me kërcënime) “në Kosovë konsiderohet një formë e zakonshme e shprehjes së xhelozisë”, transmeton albinfo.ch. Për këtë, i akuzuari do të duhej të dënohej me vetëm dhjetë muaj burg.

Por trupi gjykues nuk ka marrë parasysh mendimin e avokatit. Ai e ka shpallur të akuzuarin fajtor dhe e ka dënuar atë me katër vjet e gjysmë burg. Kjo masë ndëshkuese është për gjashtë muaj  më e rëndë nga ajo që ka kërkuar prokurori.

Veprat penale që gjykata i konsideron të konsumuara me këtë rast janë: përdhunimi seksual, kërcënimi, detyrimi dhe privimi nga liria. Më tutje, trupi gjykues ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë rrethanë lehtësuese, pasi që i akuzuari nuk e kishte bërë as pranimin e veprës e as nuk kishte treguar pendim, përcjell albinfo.ch. E vetmja gjë që kishte bërë, ishte relativizimi i veprës së kryer, ka thënë kryetari i Trupit Gjykues. “Femrat për të janë vetëm objekte seksi të cilat i shfrytëzon dhe pastaj i hedh tutje, pa pasur respekt për ndjenjat dhe dëshirat e tyre. Një terapi do të ishte e nevojshme në këtë rast ndërsa arsyetimi me mentalitetin ose kulturën që ai sjell nga Kosova nuk është kurrfarë shfajësimi. Fundja, këtu zbatohet ligji i Zvicrës” ka përfunduar ai. (javanews.al / r.a)

Next Post

Bashkia publikon taksat e reja, pagesa për legalizimet dhe bonuset e strehimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In