• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përdhunoi Presidencën në mënyrë të turpshme, sjellja e Metës duhet hetuar”/ Balla: Mazhoranca s’do që ta kapë…

by Java News
04/05/2021 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se nisja e procedurave për shkarkimin e presidentit Meta nuk lidhet me dëshirën e mazhorancës për të kapur institucionin, por me faktin që sipas tij duhet të kemi një kryetar shteti mbi palët.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend Balla kërkoi një hetim të plotë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërsa akuzoi presidentin se nxiti dhunë me thirrjet e tij.

Balla tha se Ilir Meta ka ‘përdhunuar’ institucionin e Presidencës në mënyrën më të turpshme, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një president që ditën të jetë Kreu i Shtetit dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie, cilado qoftë ajo.

“Nuk kemi ne asnjë lloj interesi për të marrë institucionin e presidentit. Ne duam që Shqipëria të ketë mbi palët dhe të punojë me të gjitha forcat politike në dobi të interesit kombëtar. Ne nuk duam një president që të jetë ditën president dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie politike.

Në respekt të këtij dinjiteti ne respektojmë një vullnet masiv të qytetarëve dhe demokratët e thjeshtë të këtij vendi. Ilir Meta është një person që e ka përdhunuar institucionin e Presidencës në mënyrën më të turpshme. Në dokument gjendet çdo provë juridike për të justifikuar procedurën e shkarkimit. Ne e kemi theksuar edhe në rezolutën e parë për shkarkimin e Presidentit që duam që Shqipëria të ketë një president mbi palët dhe të punojë çdo ditë me të gjitha forcat në dobi të çuarjes para të integrimit. Ne nuk duam një president që ditën të jetë president dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie.

Mendoj që në 2021 Shqipëria meriton një hetim të plotë të sjelljes së presidentit si kryetar ri shtetit para dhe gjatë fushatës zgjedhore, duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien ndesh me kushtetutën. Natyrshmen që përsëri Kuvendi do të shprehet me votë dhe Gjykata Kushtetuese nëse vendimi është kushtetues dhe ligjor ose jo. Ne të gjithë biem dakord që president duhet hetuar.

Që Kuvendi ti japi kohën komisionit hetimor për të identifikuar shkeljet. Mund të them me bindje që thirrjet për dhunë të presidentit ishin shkaku që cuan në veprime tërësisht kriminale nga një pjesë e opozitës. Jam dëshmitar në Elbasan i sjelljes kriminale të PD që krijoi grupe të armatosura që cuan në vrasjen e një qytetari autokton në Elbasan. Për mua personalisht, vrasja e 25 prillit ka një detyrim për tu zbardhur deri në detaj. Jo vetëm tek atentatori, por tek urdhëruesit i atij akti të rëndë kriminal. I cili jo vetëm trazoi zemrat e qytetarëve por ndikoi në një proces të lirë dhe demokratik”, tha Balla.

g.kosovari

Next Post
Rama inspekton “Defender 21” / Gjenerali amerikan, dhuratë të veçantë për Zahon

Rama inspekton "Defender 21" / Gjenerali amerikan, dhuratë të veçantë për Zahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

Orban bllokon huanë e BE-së për Kievin, Rusia pezullon negociatat e paqes

March 20, 2026
Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

Shkaktoi 187 mijë euro dëme përmes skemës me Call Center-at, ekstradohet nga Gjermania 35-vjeçari

March 20, 2026
Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In