Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të vendosë sot për fatin e mandatit të Saimir Tahirit.
KQZ do të mblidhet në orën 13:00 për të shqyrtuar projekt-vendimin për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë për plotësimin e vakancës, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të Sajmir Tahirit.
Spartak Braho, ish-deputet dhe këshilltar për Parlamentin i kryeministrit Edi Rama deklaroi në një intervistë telefonike për Top Channel se do ta pranojë mandatin e deputetit.
“Pa dyshim që do ta pranoj. Nuk kam arsye pse të mos e pranoj. Kam që në vitin 1996 që jam prezent në listat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe deputet i saj në dy legjislaturat e fundit. Kam patur dilema në fillim, por sa kohë që aty qëndron Sali Berisha, pse të mos shkoj dhe unë”, u shpreh Braho.
a.ç