• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarja në LSI, a po bashkohen me Ramën dy ministra të Metës?

by A R
28/07/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LSi-së, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i Kuvendit, gjatë javëve të fundit është shfaqur si njeriu i konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. Meta duket në pamje të parë si një ndër politikanët me pozitat më të konsoliduara në partinë që drejton prej 12 vitesh.

E nëse Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetar i PS-së, apo Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, herë pas here janë përballur me kritikat në grupet parlamentare apo forcat politike që drejtojnë, për Ilir Metën situata në syrin e publikut duket jo vetëm e konsoliduar, por ai shihet si një politikan me dorë të hekurt në forcën politike që ka themeluar dhe drejton nga 2004.

Por Citynews ka mësuar nga burime të besueshme brenda LSI-së se  edhe në këtë parti duke se është krijuar një grupim që rrezikon kreun e saj, Ilir Meta.

Mësohet se të paktën 3 figura qendrore në këtë parti, prej të cilëve dy ministra, por që mbështeten edhe nga disa prej deputetëve që rrezikojnë kandidimin në zgjedhjet e ardhshme, mund t’i nxjerrin jo pak probleme kreut të LSI-së.

Këtu nuk bëhet fjalë për postin e tij në krye të partisë, por për lëvizjen që ky grupim mund të bëjë, duke krijuar një aleancë me PS-në.

Burimet theksojnë se në këtë grupim përfshihen edhe ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ai i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Për të parin, Ilir Meta mësohet se i ka kërkuar prej kohësh Kryeministrit largimin nga detyra, gjë që nuk është pranuar nga Kreu i Qeverisë, megjithëse Haxhinasto është mandatuar si ministër nga LSI.

Nasip Naço, i cili duket se ka një raport jo të afërm me kreun e LSI-së,  që nga koha kur u shkarkua si ministër Drejtësie, sipas burimeve nga mazhoranca është piketuar nga Kryeministri Edi Rama si një nga kandidaturat për postin e Kryeprokurorit pas përfundimit të mandatit nga Adriatik Llalla. Duket se ky propozim i përhapur nga burime të afërta me Kreun e Qeverisë, ka ndikuar në një ftohje edhe më  të madhe të marrëdhënieve mes ish-ministrit dhe kreut të LSI.

Burimet theksojnë se ka një ndryshim edhe në raportet mes ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe kreut të LSI-së, megjithëse mes tyre s’ka pasur ndonjë debat direkt.

Sikundër mësohet të  3 politikanët e LSI-së kanë edhe lidhje familjare mes tyre, çka mund të përbëjë një fakt më shumë sepse Meta nuk mund të godasë dot asnjë prej tyre, pasi kjo mund të krijonte një përplasje me të 3 njëherësh.

Kjo situatë e cila zien në LSI prej disa muajsh duket se është arsyeja sepse Meta ka vendosur në postet më të larta drejtuese të kësaj partie të rinj, duke ndryshuar deri në nivelet e Nënkryetarëve, të cilët komandohen shumë më kollaj, sikundër ka paralajmëruar se edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kandidatët e kësaj partie në pjesën e tyre më të madhe do t’i përkasin brezit të ri.

Ndoshta kjo do të jetë kundërpërgjigjia që mund t’i ndodhë kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili pas ofrimit me ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima, dikur mik dhe mbështetës i flaktë i Edi Ramës, ka ndryshuar kursin. /citynews/a.m.

Next Post

Armina Mevlani, e jashtëzakonshme në bardhezi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In