• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përçarja i jep forcë Ramës”/ Kandidati i Alibeajt në Vlorë bën thirrje për bashkim: Ndryshe do endemi në rrugë pa krye!

by
11/03/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i grupimit të Enkelejd Alibeajt për kryetar bashkie në Vlorë, Gjergji Nika ka dalë me një mesazh për bashkimin e demokratëve pasi sipas tij përçarja brenda PD i jep forcë kryeminsitrit Edi Rama.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Nika  thekson se “një alternativë politike dhe qeverisëse që duhet t’i jepet qytetarëve, duhet të jetë nga një kandidat i vetëm i përbashkët, më i miri dhe me konsensuali mes të djathtëve dhe duhet të jemi të qartë në rrugëtimin e tyre për zgjedhjet e 14 Majit nën siglën e Partisë Demokratike”.

“Momentalisht jemi të ndarë. Le të ecim para. Po të bashkohemi, le të ndodhë por le të jetë një hap i mirëmenduar për zgjedhjet e 14 Majit e më pas të kalojë në procese të caktuara zgjedhore, ku të bindet dhe demokrati më skeptik. Por jo në këtë formë, jo me hipokrizi, por me vërtetësi, ndryshe do endemi në rrugën pa krye për një kohë të gjatë”.

REAGIMI I PLOTE

“Ndarja dhe bashkimi ynë ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Personalisht i përkas atyre që ndarjen nuk e kanë patur problem, madje kam besuar që ishte dhe natyrale dhe e shëndetshme, sepse në pikën ku ishim pas 8 Janarit, kishim më shumë arsye për t’u ndarë se sa për t’u bashkuar.

Por e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet është ajo e votës dhe vota duhet të jetë solide dhe e unifikur vetëm në nje drejtim – Kundër pushtetit aktual.

Ndaj, përtej aspektit të protestave të ndërmarra, aksionit dhe grindjeve, vemendje duhet të ketë edhe tek oferta dhe platforma e Partise Demokratike dhe kandidateve te saj dhe kjo duhet të jetë një alternativë politike dhe qeverisëse që duhet t’i jepet qytetarëve.

Kjo e fundit, duhet të jetë nga një kandidat i vetëm i përbashkët, më i miri dhe me konsensuali mes të djathtëve dhe duhet të jemi të qartë në rrugëtimin e tyre për zgjedhjet e 14 Majit nën siglën e Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet e 14 majit, shumë nga kandidatët e primareve mund të regjistrohen në emër të Partisë Demokratike, nëse ata janë më të mirët në zonat e tyre, përveç atyre që e kundërshtojnë këtë veprim dhe që janë me mentalitetin e vjetër ne rrugëtimin e tyre shterp politik.

Një listë cilësore e përzierë për 14 Majin, është shenja e parë nëse Foltorja ka vullnet të bashkohet, apo të shkërmoqet dhe më tej, duke bërë një luftë të pakuptimtë brenda llojit dhe duke mbajtur një çetë revolucionarësh pas vetes pa ide dhe vizion politik për të ardhur në pushtet.

Por mos të harrojmë që, ka në PD njerëz që e duan atë dhe unë jam njëri prej tyre, ku gjatë gjithë prononcimeve dhe intervistave kam artikuluar bashkimin dhe kundërshtinë e proceseve pa kuptim të ndërmarra vitin e fundit. Mos na detyroni të heqim dorë nga dashuria për të! Mos t’ju detyrojnë të bëheni hipokritë, ka mjaftueshëm në treg. Le të ecim para e të bëjmë politikë siç duam dhe siç duhet. Mos na impononi kushte dhe ide që do e çojnë PD-në mbrapa.

Partia Demokratike në zgjedhjet lokale do ketë kandidatin e saj pavarësisht kush do jetë dhe nga do dalë!

PD-ja duhet të ecë përpara dhe data 3 Mars duhet të jetë një ditë reflektimi për të gjithë.

Momentalisht jemi të ndarë. Le të ecim para. Po të bashkohemi, le të ndodhë por le të jetë një hap i mirëmenduar për zgjedhjet e 14 Majit e më pas të kalojë në procese të caktuara zgjedhore, ku të bindet dhe demokrati më skeptik. Por jo në këtë formë, jo me hipokrizi, por me vërtetësi, ndryshe do endemi në rrugën pa krye për një kohë të gjatë”, deklaron Gjergji Nika, Sekretar i Degës Partia Demokratike Vlorë njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

/e.d

Next Post
Të rrëmbejnë në çdo hap! Femrat më të bukura i përkasin këtyre shenjave të horoskopit

Njihuni me dy shenjat më të zgjuara të zodiakut sipas astrologëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In