Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, deputetja demokrate Flutura Açka u shpreh se PD në këtë situatë që është po i shtyn demokratët që të votojnë majtas.
Açka tha se të dyja kampet në PD kanë numrat e tyre dhe se nuk mund të flitet për shumicë, derisa nuk luftohet përballë Edi Ramës.
Këto janë palë pavarësisht se mediet i prezanton dhe thotë se Berisha është kryetar i PD-së, kur është kryetar i Foltores.
Në Elbasan ndarja është 50 me 50. Sa kohë nuk jemi vënë në provë, të thuash se shumica është këtej apo andej.
Çështja nuk është se kush është më shumë, por të mundim Edi Ramën që i ka hedhur tentakulat në çdo qelizë të vendi”, tha ajo.
/s.f











