Prezantimi si përfaqësues i një partie politike në ceremoninë e mbajtur në Shkodër ne nderim te martirëve te votës së lirë të 2 prillit 1991, nuk është pritur aspak mirë nga kreu i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli.
Ai tha se megjithëse kryetar i degës nuk ishte ftuar ne këtë aktivitet gjë për të cilën ishte zhgënjyer.
Megjithatë kjo nuk e pengoi qe të nderonte martiret dhe te vendoste kurora me lule.
Amuli tha se si njeri që përjetoi ditët e tmerrshme të 2 prillit 1991 dhe në emër te PD i takonte te vendoste kurora me lule.
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje që tronditi Shkodrën që ndryshe njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri te pranishëm ishin edhe deputetet demokrate te Shkodrës. BW