• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçarësi i unitetit kombëtar dhe Basha si zëdhënës

by Flogert Muça
10/01/2019 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Ajo që pritej ndodhi. Lulzim Basha ka dalë në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Basha ka riprodhuar argumentat e Ilir Metës kundër Cakajt, duke u bërë kësilloj palë përçarëse Shqipëri-Kosovë.

Në fakt kjo nuk është se të habit, kur dihet se e shoqja e Metës është bashkëkryetare e opozitës, por, të kthehet kryetari i partisë më të madhe opozitare në një zëdhënës të të shoqit të bashkëkryetares, ngjan paksa amatorizëm politik. Por, mesa duket Basha është 1-shi për të qenë 2-sh dhe këtë e tregoi edhe sonte me pamaturinë politike duke u sjellë jo si kryetar opozite por si zëdhënës i burrit të aleates së tij politike.

Ndërkohë, nga ana tjetër kemi të bëjmë me një president (pozicioni i të cilit mbart mbi supe peshën e rëndë të unitetit të kombit), që duke shkelur kushtetutën dhe duke sulmuar një shqiptar të Kosovës si të paaftë për të qenë ministër i Jashtëm i vendit tonë, po tenton  për herë të parë përçarjen Shqipëri-Kosovë.

Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Të dalësh krah Serbisë e Greqisë kundër një njeriu që përfaqëson shqiptarët e Kosovës dhe të nxisësh përçarje mes shqiptarësh duke luajtur lojën me spiunë, është të mos jesh simbol i unitetit, por i përçarjes.

Thënë të gjitha këto, Lulzim Basha që bën zëdhënësin e Metës dhe ky i fundit që është arkitekti i këtij skandali, janë pozicionuar në një krah, për të thënë se ai shqiptari i Kosovës nuk mund të jetë ministër i Shqipërisë. A është ky uniteti kombëtar? A është kjo politikë pro kombit shqiptar?

/Lexo.al

Next Post
Pas Nishanit, Meta takon ish Presidentin Bamir Topi

Topi kundër Cakajt: Do të preferoja një ministër nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In