• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përcaktohet numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për 2024 në pushtetin vendor

by Java News
28/01/2024 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përcaktohet numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2024, në njësitë e qeverisjes vendore. Këshilli i Ministrave, nëpërmjet një vendimi që ka hyrë tashmë në fuqi, vendosi përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2024, për njësitë e qeverisjes qendrore, ku pagesa për emërtesën “Punonjës arkivi (DPA)”, kryhet nga institucionet përkatëse, pas miratimit të listëprezencës dhe shënimeve përkatëse të titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Ndërsa punonjësit me kontratë në funksionin “Specialist” paguhen, në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit të ngjashëm organik, të përcaktuar në strukturën e institucionit, por, në asnjë rast, kategoria e pagës së tyre në institucionet e pavarura dhe aparatet e ministrive nuk kalon nivelin IV-2 dhe në institucionet në varësi të institucioneve qendrore nivelin IV-3. 4.

Punonjësit me kontratë në funksionin “Operator EDRMS” paguhen, në përputhje me kategorinë e pagës së funksionit “Operator”.

Emergjencat, pagesat për 100 punonjësit shëndetësor

Në mbështetje të nevojave për përballimin e emergjencave të paparashikuara shëndetësore si dhe për programet e depistimit, të miratuara nga situata e pandemisë, 100 punonjësit shëndetësorë dhe të tjerë mbështetës alokohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (Operatori) pranë stafit organik të spitaleve Covid-19 dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

Pagesa për pozicionin e punës në të cilin caktohen punonjësit bëhet përkatësisht nga Operatori dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Rregullat përjashtimore për punësimin e punonjësve në funksionin “Specialist” në Kryeministri janë:

  1. a) Kohëzgjatja e punës është 8 orë përgjatë gjithë vitit buxhetor;
  2. b) Niveli i pagës për këta punonjës është kategoria IV-1. 7.

“Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit me kontratë bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të njësive të qeverisjes qendrore.”, thuhet në vendim.

Për punonjësit me kontratë të Shtëpisë së Pushimit Durrës (MB), Shtëpisë së Pushimit të SHISH-it dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit.

Ngarkohen për hartimin e rregullave të veçanta për punësimin dhe veprimtarinë e punonjësve të përkohshëm, përkatësisht,: – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për punonjësit shëndetësorë dhe punonjësit socialë, të kontraktuar në institucionet shëndetësore; – Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për funksionin “Punonjës shërbimi”; – Agjencia Kombëtare e Bregdetit për funksionin “Specialist”.

Ngarkohen ministritë të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve me kontratë, kategorinë përkatëse të pagës dhe burimin e financimit të tyre.

“Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij. Për punonjësit, të cilët kanë lidhur kontratë në vitin paraardhës, puna e të cilëve nuk është ndërprerë dhe për të cilët është bërë regjistrimi në sistemin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, efektet financiare fillojnë më 1 janar 2024.”, thuhet në vendim.

/f.s

Next Post
VIDEO/ 365 metra e gjatë, anija më e madhe e lundrimit në botë nis udhëtimin e saj të parë

VIDEO/ 365 metra e gjatë, anija më e madhe e lundrimit në botë nis udhëtimin e saj të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In