Opozita nuk është në unison. PD është larguar nga seanca e sotme plenare duke e braktisur, ndërsa LSI jo. Kryetarja e LSI, Kryemadhi së bashku me kryetarin e grupit Vasili dhe dy deputetët Luan Rama dhe Klajda Gjosha janë të pranishëm në seancë.
Pas fjalës së Edmond Spahos, i cili hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe ish-ministrit Tahiri, PD-LSI braktisën sallën e parlamentit, sapo kryeministri po i drejtohej foltorës.
“Nuk e dorëzoni dot Tahirin tek drejtësia sepsë merr me vete edhe Ramën. Mbroni Tahirin, sepse mbroni Ramën. Keni prishur të gjitha provat e hetimit për Tahirin. La mandatin pasi i prishi të gjithë provat. Pa hyrë në burg Tahiri, nuk happen negociatat. Pse u harrua kapja e 613 kg kokainë.”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD
Javanews.al/a.ç










