Këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaruan gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme se nuk do bëheshin pjesë e mbledhjes së sotme. Por duket se ky ishte një vendim i njëanshëm dhe jo i gjithë opozitës. Kjo pasi këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim u bën pjesë e mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Jo vetëm kaq, por ata edhe morën pjesë në votimin e disa prej vendimeve që ishin në rend të ditës.
/a.meta











