Në miliona vite të ekzistencës së tokës, të gjitha gjallesat në planet janë shfarosur 5 herë, deklarojnë shkencëtarët.
Por, tanimë shkencëtarët janë ndarë në dy grupe, ku i pari mendon se shfarosja e gjatë e tokës nuk ka nisur ende e grupi i dytë pohon se kjo shfarosje ka nisur tanimë prej vitesh.
Rreth 200 shkencëtarë kanë marrë pjesë në një studim të publikuar në revistën “Proceedings of National Academy of Sciences” dhe studiuan elementët kryesore që karakterizojnë, sipas tyre, nisjen e shfarosjes.
Sipas këtij studimi shumë specie që ishin në kërcënim tanimë ose janë zhdukur ose do të zhduken në vitet në vijim.
“Situata është aq keq sa do të thoja që nuk është etike të mos përdorim fjalët përkatëse dhe fjalët përkatëse në këtë rast janë; shfarosja ka nisur”, thotë profesori meksikan Gerardo Ceballos.
Sipas shkencëtarëve mbipopullimi dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore nga njeriu janë disa faktorë që po ndikojnë në zhdukjen e miliona gjallesave.










