• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përbërësit e çuditshëm që gjenden te vaksinat dhe ne nuk i dimë

by A R
12/11/2020 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 1925, Gaston Ramon bëri një eksperiment që edhe ai vetë e përshkroi si “interesant”. Disa vjet më parë, veterineri francez po testonte tek kuajt një vaksinë të re kundër sëmundjes së difterisë, kur bëri një zbulim aksidental:disa kafshë reaguan duke zhvilluar plagë të qelbëzuara në vendin e injektimit, dhe ato kishin tendencë të shfaqnin reagime më të forta imunitare. Kjo e shtyu të mendojë:Çfarë tjetër mund t’i shtohej një vaksine, për ta bërë atë më efektive?

Gjatë vitit të ardhshëm, Ramon testoi një vaksinë me një mori përbërësish, me sa duket bazuar në ato që ndodhi të kishte në dollapët e tij të kuzhinës. Së bashku me vaksinën e difterisë, pacientëve të tij fatkeq iu injektua tapioka, niseshte, agar, lecitinë, një ekstrakt që zakonisht gjendet në çokollatë, dhe madje edhe thërrime buke.

Eksperimentet patën një sukses. Kafshëve që iu bë vaksina me shpikjet e Ramon prodhuan shumë më tepër antitrupa sesa të tjerat, çka sugjeronte se ato do të mbroheshin më mirë nga difteria.Dhe kështu lindi fusha e “adjuvants”, sipas fjalës latine “adjuvare”, që do të thotë “për të ndihmuar” ose “ndihmës”.

Këto janë substanca që mund t’i shtohen vaksinës për ta bërë atë më efektive. Ata janë përdorur gjerësisht deri më sot. Përbërësi ndihmës më i përdorur në botë është alumini. Ky kimikat gjendet në shumicën e vaksinave, atë kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë (DTP), si dhe ato që mbrojnë kundër hepatitit A, hepatitit B, HPV, encefalitit japonez, meningjitit B, antraksit, pneumokokut dhe Haemophilus influenzae e Tipit B.

Ndihmës të tjerë të njohur përfshijnë skualenin, një substancë vajore që gjendet tek mëlçia e peshkaqenit, apo ekstrakte nga lëvorja e pemës killaja, që është përdorur tradicionalisht nga popujt andeanë Mapushe, për të prodhuar sapun, pasi lëvorja e saj mund të bëhet pluhur dhe të përzihet me ujë për të formuar një shkumë.

Vlerësohet se vaksinat shpëtojnë 2-3 milion jetë njerëzish në vit. “Pa një përbërës ndihmës, antitrupat përgjithësisht do të zhdukeshin, ndoshta pas disa javësh ose muajsh. Por me ndihmësat ato mund të zgjasin për disa vjet”- thotë Bingbing Sun, inxhinier kimik në Universitetin Dalian të Teknologjisë, në qytetin kinez Dalian.

Por për më shumë se një shekull, fakti pse këta përbërës janë kaq thelbësorë për vaksinat, ka mbetur një mister i plotë. Tani shkencëtarët janë në garë për të zbuluar sekretet e tyre. Së pari edhe pse koncepti i përbërëve shtesë në vaksina mund të tingëllojë alarmant, ato gjenden aty në sasi mikroskopike.

Një vaksinë ka vetëm 0.2 miligram alumin, dhe zhvilluesit e kanë testuar që kjo sasi nuk shkakton efekte anësore serioze. Në fakt, siguria që garantojnë është arsyeja pse përbërësit ndihmës u bënë shumë popullorë. Por një skandal i nxiti shkencëtarët të kërkojnë mënyra të reja për të prodhuar vaksinat.

Në vitet 1970, një neurolog pediatrik mbajti një fjalim në Shoqërinë Mbretërore të Mjekësisë. Xhon Uillson tha se 36 fëmijë kishin pësuar dëmtim të trurit, duke fajësuar gabimisht për këtë vaksinën kundër pertusis. Historia bëri bujë në media dhe gjatë viteve të ardhshme, normat e vaksinimit në Britani u përgjysmuan.

Pretendimi nuk ishte e vërtetë. Vaksina ishte marrë gjerësisht për dekada pa asnjë incident. Por ajo jepte disa efekte anësore të menjëhershme të lehta si ethe dhe kjo ishte e lehtë për t’u ngatërruar me diçka më të keqe. Por në fund, ai skandal i nxiti shkencëtarët të kërkojnë mënyra të reja për të prodhuar vaksina.

Më parë, shumica e vaksinave bëheshin duke përdorur mikroorganizma të gjalla, të cilat ishin të dobësuara për t’i bërë ato më pak infektive ose të dëmshme, teksa e ndihmonin ende trupin për t’i njohur dhe vrarë ato. Këto vaksina shoqëroheshin ndonjëherë me simptoma të përkohshme, pasi imitonin infeksionet natyrore.

Sistemi i ri ishte ndryshe. Pas frikës ndaj vaksinës së pertusis, shkencëtarët nisën të favorizonin përfshirjen e pjesëve të caktuara të mikroorganizmave, siç janë toksinat që ato prodhojnë, ose fragmente nga sipërfaqet e tyre të jashtme. Këto vaksina, ishin po aq të sigurta sa të parat.

Por prodhimi i vaksinave në këtë mënyrë, do të thotë se ato janë më pak “imunogjene”, pra mbrojtja që ofrojnë nuk është aq e fuqishme dhe nuk zgjat shumë në kohë. Për ta kapërcyer këtë problem, shkencëtarët iu drejtuan përbërësve ndihmës.

Alumini nuk është vetëm ndihmësi më i zakonshëm, por një nga më të vjetrit. Pak pasi Ramon zbuloi se kuajt e tij u përgjigjeshin më mirë vaksinave me përbërës të shtuar, imunologu britanik Aleksandër Gleni bëri një zbulim tjetër aksidental.

Në vitin 1926, Gleni përdori kripërat e alumini për të pastruar toksina e vaksinës së difterisë. Dhe kur vaksinoi ‘derrat e guinesë’ me vaksinën që sapo kishte përgatitur, vuri re se derrave që u injektoi një vaksinë plus kripërat e aluminit, zhvilluan një imunitet shumë më të fortë sesa ata që u kishte injektuar vetëm vaksinën.

Pra ata po i përgjigjeshin vetë aluminit. Deri më sot, alumini në vaksina është gjithmonë në formën e kripërave. Një teori, është se toksiciteti i kripërave të aluminit është paradoksalisht, arsyeja pse funksionojnë këto lloj vaksinash. Ato i detyrojnë qelizat të çlirojnë acid urik. Ky aktivizon një reagim imunitar që shoqërohet normalisht me dëmtime.

Qelizat imune grumbullohen aty, dhe fillojnë të prodhojnë antitrupa, dhe ja vaksina ka funksionuar. Një ide tjetër, është se një receptor i quajtur “Nalp3” ka të ngjarë të luajë një rol qendror. Vaji i nxjerrë nga mëlçitë e peshkaqenëve, është një përbërës shtesë në vaksinat kundër gripit sezonal, dhe aktualisht po testohet për përdorim në vaksinat kundër Covid-19. / BBC Future – Bota.al

Next Post
Kosovë/Shkon në 23 numri i të shëruarve nga koronavirusi

Rekord i ri në 24 orët e fundit, 767 infektime dhe 8 viktima nga Covid në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In