• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përballja në Tiranë/Selami: PD më pak demokratike, Basha: Kemi kundërshtar një regjim kriminal

by Java News
19/07/2017 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje njëkohësisht para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku paraqitën analizën e tyre për cfarë ka ndodhur, dhe projektet për të ardhmen.
Basha duke devijuar për të disatën herë debatin për zgjedhjet e brendshme brenda Partisë Demokratike u ndal në zgjedhjet e përgjithshme duke vënë theksin tek fjalimet e mbajtura në çadrën e protestës.

Basha theksoi se nga zgjedhjet, PD ka dalë më e fortë.

Selami vuri në dukje nevojën për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes. Selami pohoi se është koha që cdokush në PD të ndihet i vlerësuar e të ketë mundësi të ecë përpara.

“Ju garantoj se sëbashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurtë jam për këtë sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet.
Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm, me debat me botën akademike  me debat me shtresat e ndryshme. Presioni që është bërë në këto zgjedhje, dukej i butë në fillim kjo dhe për shkak të hutimit tonë, por  ishte i forte gati i krahasueshëm me vitet 91.Nuk ka vend për të humbur besimin, për të humbur shpresën por ka vend për një analizë serioze dhe kjo garë kësaj do t’i shërbejë. Do të doja që kjo analizë të niste ndryshe. Po ta kishim parë seriozisht humbjen e vitit 2013, zgjedhejt e 2015 do të ishin ndryshe. Po të kishim parë dhe analizuar seriozisht shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 2015, mund ta evitonim 2017.

Por nëse e humbasim sërish dhe një rast të tillë dhe e shikojmë shkakun nga dritarja tek kundërshtari, kam frikë se gjërat mund të mos përmirësohen, prandaj hajde të shikojmë ku kemi gabuar.

Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar, dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve të përparoje. Fatkeqësisht nuk e bëri, PD sot është më pak demokratike se kur e mori Basha”, tha Selami.
 
“Kemi katër vite që përballemi jo me një kundërshtar politik por me një regjim kriminal, i cili hap pas hapi ka tjetërsuar çdo normë bazë të demokracisë, edhe për standardet ballkanike, e jo më për standardet europiane.
Nga mesi i Tiranës, tek fshatrat më të largët, mekanizmi ishte vënë në lëvizje për të tjetërsuar votën e shqiptarëve, qindra milionë euro ishin hedhur tashmë. Këtu në Tiranë siç po evidentohet hap pas hapi, objektivi ka qenë  jo thjesht dhe vetëm pagesat për votuesit e tyre që s’i kanë kënaqur dot gjatë katër viteve në pushtet, për votuesit e pavendosur që i kanë detyruar me njëqind marifete, por objektivi ishte po kështu të mbanin në shtëpi numrin më të madh të mundshëm të votuesve opozitarë, me normë minimalisht 5, duke synuar 15 familje opozitare për çdo qendër votimi. Shuma 200 mijë lekë për familjar.

Partia Demokratike, është e vetmja forcë politike që i trajtoi shqiptarët me respekt dhe me dhembshuri duke iu ofruar rrugët e daljes me një plan, të vetmin plan në këtë fushatë, siç e tha edhe Bashkimi Europian, siç e e tha PPE. E vetmja forcë politike që ofroi një program ishte Partia Demokratike.
Ne kemi dalë me të vërtetë një forcë morale e pacënuar nga zgjedhjet. Përkundrazi e kemi lartësuar edhe më shumë kuotën morale, pikërisht sepse nuk u futëm në lojën e pisët të shit-blerjes së qytetarëve , e dinjitetit të tyre. Pikërisht se nuk ia shtrimë dorën krimit, që na e shtriu për të bërë pakt për të ardhur në pushtet.Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë.

Ne do të vlerësojmë kontributin e cdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura”, tha Lulzim Basha.
a.ç

Next Post
Digjet banesa dykatëshe në Lezhë, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Digjet banesa dykatëshe në Lezhë, fatmirësisht nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In