Përballja me Portugalinë e Ronaldos, dalin në shitje biletat. Ja sa janë çmimet
Kanë dalë në shitje biletat për përballjen mes Shqipërisë dhe Portugalisë e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 07 Shtator, ora 20.45.
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozet dhe te interesuarit se ka filluar sot online faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjen.
Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:
Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke
Tribunat D, F = 2.000 leke
Tribuna E = 3.000 leke
Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke









