• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përballimi i COVID-it dhe gripit, Manastirliu: Në vjeshtë-dimër dyfishojmë kapacitetet spitalore

by Ardit Rada
15/09/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë, 15 Shtator – “Urgjencat kirurgjikale gjatë periudhës së vjeshtë-dimrit është vendosur të jetë në spitalin universitar të Traumës, pas eksperiencës së mirë në muajt e epidemisë, ku nuk pati vatra të infektimit në këtë spital” – deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të Urgjencës së Spitalit të Traumës, e cila, veç rasteve të Traumës, ka përballuar më së miri edhe të gjithë urgjencat kirurgjikale, të spitalit universitar “Nënë Tereza” dhe “Shefqet Ndroqi”.
Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një flusk të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se me planin vjeshtë-dimër, kur pritet dhe sezoni i gripit dhe COVID19, sistemi shëndetësor po përgatitet me kapacitete të shtuara për të përballuar situatën.
“Në strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit dhe në planin tonë aktual ne jemi të përgatitur që të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve për të përballuar jo vetëm COVID19 por dhe për rastet që do të jenë me grip, pasi mund të ketë një mbivendosje dhe do të ketë edhe më shumë flukse në spitalet tona. Paralelisht po vijon lufta e përditshme e terrenit, për të testuar çdo kontakt, në mënyrë që të kufizojmë zinxhirin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit në Spitalin Universitar të Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se aktualisht janë 30% kapacitete të lira në dy spitalet COVID, ndërsa në total janë 500 shtretërve në dispozicion të trajtimit të rasteve në katër spitalet COVID si dhe do të dyfishohen shtretërit, duke përfshirë edhe disa spitale rajonale nëse do të jetë e nevojshme.
Duke folur për burimet njerëzore, Manastirliu tha se janë punësuar 150 profesionistë të shëndetit në dy spitalet COVID, të cilët po punojnë dhe janë duke u përgatitur për nevojën e strukturës së COVID 3 dhe COVID 4.

Next Post
Rikthehet OFL/ Sekuestrohen 9 makina luksoze në disa qytete, një personi i bllokohet pasaporta

Emrat/ OFL zbret në Tepelenë e Gjirokastër, "shënjestron" 4 të dënuarit për drogë: Justifikoni burimet e pasurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

February 15, 2026
Bisedë me Volterin

Bisedë me Volterin

February 15, 2026
Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten

February 15, 2026
Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

Trump dhe Netanyahu bien dakord për strategji të re kundër Iranit, në shënjestër nafta që shkon në Kinë

February 15, 2026
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit arreston ish-ministrin ukrainas të Energjisë, ndalohet në tentativë për të kaluar kufirin

February 15, 2026
U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

U prezantua si polic dhe përndoqi 31-vjeçarin, shpallet në kërkim një person në Lezhë

February 15, 2026
“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse

February 15, 2026
Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

Hetimet për “Epstein” në Paris/ Krijohet një ekip i posaçëm magjistratësh për të hetuar lidhjet e shtetasve francezë

February 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 16 shkurt 2026

February 15, 2026
Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

Kos: Kryerja e reformave, kusht për anëtarësimin në BE! Brukseli nuk do të tolerojë cenimin e pavarësisë së gjyqësorit

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In