Nga Edvin Kulluri
Që prej 2017 I gjithë debati thelbësor politik po vërtitet rreth opozitës. Jo sepse mazhoranca nuk është problem se si po qeveris. Përkundrazi. Kryesisht shumë keq, por sepse e vetmja mënyrë për të shkuar drejt rotacionit politik është opozita politike. Media apo shoqeria civile dhe biznesi nuk kanë për detyrë të garojnë me qeverinë. Ndërkombëtarët jo e jo. Të gjithë këta faktorë jo-politikë mund të zgjedhin të mbështesin opozitën secili në format e veta, por një gjë është e sigurtë. Detyrën apo funksionin për të fituarën garën me mazhorancën e ka opozita.
Shifrat nga ana tjetër tregojnë se kush ka edhe përgjegjësinë kryesore brënda opozitës plurale për të prirë garën drejt fitores. Partinë Demokratike. Një PD që pavarësisht nga ping-pongu ligjor I nisur në 11 dhjetor të 2021, ka një grupim që kryeson. Rithemelimin e dalë nga Kuvendi I kontestuar I 11 dhjetorit. Por cfarë ka ndodhur është histori, ajo cfarë ka rëndësi është sesi do shkohet drejt garës së 2025. Dhe pas gjithë zhgënjimeve që prodhoi Berisha duke ricikluar veten dhe të njëjtët humbës të viteve 2013-2021 përjashto Bashën, dakordësia për Reformën Zgjedhore përfaqëson zhgënjimin akoma më të rëndë të rradhës. Mbase atë përfundimtarin. Mbylljen e e listave të deputetëve në masë dominuese për vetë opozitën. PD dhe ata që I vijnë përqark do përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme në thundrën e Sali Berishës, që sa për ilustrim të fundit u imponoi revolucionarëve pa revolucion te Foltores, “besëprerët” Bardhi dhe Gjekmarkaj pa votim. Së për hubjen katastrofike të 14 majit, as pipëtiu kush brënda PD-së së Berishës.
E që opozita të krijojë besim duhet të mbështetet në dy kolona. Program qeverisës më të mirë dhe besueshmërinë e njerëzve që do e përfaqësojnë në zgjedhje si fillim dhe qëverisje si rrjedhim. Por këtu fillojnë dhe problemet e rënda të PD përpos cartjes së pakthyeshme mes Berishistëve dhe jo-Berishtëve që më së paku janë 104 mijë votues pa të cilët as nuk mund të mendohet fitorja. Sepse në fakt mungojnë dhe nja 150 mijë të tjerë opozitarë në kutitë e votimit që nga 2013. E kjo është matematikë.
Le ta nisim nga e para. Alternativa qeverisëse e cila nuk ekziston dhe s’ka anjë mundësi teorike dhe praktike të shfaqet. Për sa kohë tërë kryesia e PD del në debate me bluzën “Lironi liderin e opozitës” e aq më tepër kanë mbuluar dhe fasadën e selisë me këtë slogan, vetëm për alternativë qeverisëse nuk flitet. Se ja e zëmë se u lirua lideri, c’do bëjë? Sali Berisha pavarësisht nga sukseset e qeverisjes 2015-2013 është dhe përgjegjësi kryesor si Kryeminstër për humbjen e 2013. Se 1997 u fshi me fitoren e 2005 krejtësisht logjikshëm. Si mundet të jesh alternativë ndaj të njëjtit kundërshtar që të ka mundur 12 vite më parë dhe sa herë I ka ardhur mundësi në 6 palë zgjedhje? O shanse! Ndaj e vetmja fabulë me të cilën PD del në public është identifikim me kryetarin por jo me altërnativën. Pjesa dërrmuese e deputetëve dhe kryesisë së partisë më të madhe të opozitës përsërisin një refren: “mos ma prek udhëheqësin”! Se c’mendim apo vision kanë për gjëndjen në vend, zgjidhjet dhe alternativën nuk ka rëndësi. Tek e fundit janë po të njëtët që kanë ushqyer në vite këtë system të padrejtë politik, ekonomik dhe social.
Por më keq se sa më lart, por për të njëtat arsye PD shfaqi fytyrën e saj më të rrudhur nga amoraliteti përmes kompromisit me PS për Kodin Zgjedhor. Një kod që jo vetëm u përdor si leckë për të fshirë pisllëkun e sabotimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por goditën në themël atë duhet të ishte identiteti I një partie të djathtë. Liria për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Listat e mbyllura vulosin përfundimisht një system zgjedhor të vasalitetit të parlamentit të ardhshëm ndaj arbitraritetit të Ramës dhe Berishës. Parlamenti janë dhe do jenë ata të dy. Të tjerët flasin kot sa për të justifikuar rrogën tashmë jo të vogël. Në fund të ditës as I pyet kush edhe po te kenë ndonjë mëdyshje. Ato I shuan frika se do flaken jashtë listave si dënim për mosbindjen ndaj udhëheqësave që ndërkohë shkëmbejnë pushtet dhe para në drejtim unik. Njëri I fal pushtet atij që e ka, ndërsa I dyti lëshon leje ndërtimi dhe licensa për të parin. 138 të tjerët lë të marrin rrogën se shumë e kanë dhe aq. Tek e fundit shërbëtorë janë. E shumta sekserë. Pra qytetarët janë lënë prapë jashtë sistemit.
Ndaj kjo opozitë nuk është alternativë por servitudë e dy kryetarëve fuqiplotë dhe interesave ilegjitime që përfaqësojnë. Sa për sqarim, servitudë do të thotë “gjëndje e të qënit skllav ose subject I dikujt tjetër më I fuqishëm”! Ndërsa shqiptarët që kanë prioritet një Shqipëri më të mirë për veten e jo oborrtarët e marrëveshjes së 2008 duan një kod zgjedhor që tu japë mundësinë të përfaqëësohen dhe të përfaqësojnë. Kaq!
Për këtë shkak Shqipërisë që po shkon drejt zgjedhjeve të 2025 I duhet një front opozitar real, serioz dhe I rreshtuar qartë me interesin public dhe jo të kupolës aktuale. Përballë koalicionit të servitudave të Ramës dhe Berishës duhet një koalicion krah qytetarëve që duan dhe duhet të kenë përfaqësim. Të gjithë faktorët parlamentarë dhe jo-parlamentar kanë shansin të ulen në një tryezë të përbashkët që do cojë drejt Listës së Qytetarëve përballë Listës së Kryetarëve. Ka ardhur momenti për të rrëzuar shprehjen “më kollaj bën 1000 pleshta bashkë sesa 10 shqiptarë”! Asnjë individ apo parti e vetme përtej PD dhe PS nuk mund të përballet me këtë kupolë anti-demokratike, anti-zgjedhje, anti-liri! Ja sheshi, ja mejdani!