• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përballë ka njerëz, a nuk shikoni?!

by Frrok Çupi
18/09/2020 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

A nuk shikoni se nuk jeni vetëm ju, ka njerëz, mos qëlloni o të marrë?…

Këto fjalë i ka thënë Jaroslav Hashek, në kohë lufte, dhe ia veshi personazhit të tij deputet me emrin Shvejk. Edhe mbrëmë në një televizion ish deputeti Lul Basha foli sikur nuk ka më këmbë njeriu të gjallë në këtë botë, veç tij dhe llojit.

Nuk besoj se njerëzit rreth tij do ta marrin për keq sikur përballë fjalëve të Lul Bashës të vija ndonjë pasazh nga ‘Shvejku’ i famshëm. Nuk ma merr për keq, sepse te Luli nuk gjej asgjë të përbashkët me Shvejkun veçse edhe ky si Shvejku është përherë i binduri para pushtetit, merr atë që gjen qoftë edhe 5 lekë ose 13 milionë euro… Edhe një gjë tjetër: O zot, ç’lumë fjalësh për të mos thënë asgjë!- si njëri edhe tjetri. As ky nuk i merr seriozisht pyetjet që i bëhen, aq më pak përgjigjet…

Mbrëmë, në një televizion, Lulin e PD  e pyetën ‘a do ta bëni prapë president Ilir Metën?’. Lulit i erdhi në shteg për t’u diferencuar nga budallenjtë që i gjen rrugëve pa numërim. Mirëpo nuk e bëri, se mund të thoshte: ‘A nuk shikoni ku ka rënë Meta, edhe president ta bëjmë!?’. Ka qëlluar që edhe budallenjve iu kanë vënë para mikrofonët dhe i kanë pyetur: ‘Sikur ti të ishte mbret i Shqipërisë, çfarë do të bëje me këta njerëz?’.

Këta të shkretë, që i marrin seriozisht përgjigjet, ndalen pak, marrin frymë, fshijnë pak jargët dhe fshehin dhëmbët e rënë, rrinë gatitu dhe përgjigjen: ‘Të isha unë mbret! Të isha mbret?… Po do t’i rrasja të gjithë në burg!’. Si nuk i tha mendja asnjërit prej tyre që të përgjigjet: ‘Ik ore, idiot! Unë mbret? A nuk më shikon si jam? Ik tutje!’.

Sikur të ndodhte kështu, atëherë do të ishim në situatë normale. Por këtu nuk sundon normaliteti, jo thjesht në rrugë ku lëvizin të marrët.

Lul Basha, në këmbë të kryetarit të PD, shpalosi mbrëmë programin për zgjedhje, ku shfaqej vetëm një fatkeqësi; të gjitha të tjerat ishin paradiso: E keqja ishte vetëm se zgjedhjet nuk janë një javë para datës 25 prill- tha Luli,- me qëllim që ‘njerëzit ta kapin qiellin një javë para datës 25, tha Luli. Po haj, mo!’.

-Ilir Metën mund ta kemi president për mandatin tjetër, por edhe mund t’i japim detyrë tjetër të rëndësishme!- tha.

Ta marrim Lulin si një Shvejk të vërtetë?

Sikur të ishte, kjo është mrekullia. Josef Shvejk ishte një mençuri e lartë, e fshehur në ‘idiotësi’, përfaqësuese për një situatë lufte idiote të para njëqind e sa viteve të shkuara. Sikur Luli të jetë Shvejk, ky është lajmi më i mirë në botë. Se po të jetë ‘i mençuri Shvejk’, atëherë mbrëmë paska tallur menderet me Ilir Metën- njeriun ikonë botërore të korrupsionit dhe të neverisë- që këtu e përtej Pragës ku pinte birrë Hasheku. Por nëse ai e  bën këtë me Metën, atëherë po guxon të tallet edhe me krijuesin e tij, zotin Berisha. Këtij i dha mbrëmë mandatin e deputetit ‘ku të duash’. ‘Ku të duash, zoti Berisha, e ke prej meje…, jo prej vetes- më fal’.  PD-së i dha 100 mandate në Kuvendin e ardhshëm, 50 mandate për Metën, nga 10 mandate për Nardin, Vangjelin, Gonin, Dashamirin e Dashakeqin… U bënë 210 deputetë… A mbeti njeri pa shpërblyer? Jo. Atëherë çështja mbyllet këtu: Luli është tallur mbrëmë me të gjithë ata që përmendi, edhe me veten. Ky është Shvejku i vërtetë. “O Shvejk! O Shën Mëri! Do t’ju pushkatoj! Hajvan! Gomar! Të jesh kaq budalla, kaq idiot?!”. “Si urdhëroni, tamam ashtu është, zoti toger, unë jam idiot!”- përgjigjet Shvejku në librin e dytë.

A na ecën, vallë, formula me këtë Lul?

Nuk na ecën?! Atëherë Luli i paska thënë ato fjalë seriozisht? Dhe mendon se ka thënë të vërteta mbrëmë? Zot na ruaj! Atëherë Luli ka probleme, ai nuk shikon se përballë ka njerëz. I duket fusha shkretë, asnjeri, as milingona, as vila, as ushtarë dhe as togerë. Në mes të betejës me topa, Shvejk pat thirrur me sa zë kishte: ‘Ore budallenj, pse qëlloni?, a nuk shikoni se ka njerëz?!’.

Po nuk thonë kot se mali nuk duket kur e ke afër. Luli dhe ‘dashakeqët e dashamirët’ kanë përballë dhe shumë afër një shumicë absolute, një popull të tërë që e ka pësuar në deje prej këtyre dhe nuk u afrohet më sa të ketë jetë. Përballë ka një popull normal që është kushedi sa herë më shumë numerikisht se njerëzit jo-normalë. Këta, që janë shumicë absolute, nuk bien më në duar të Lulit e Metëve, sepse i kanë provuar. A prapë të ndoten para kombeve të përparuar dhe të votojnë vulgaritetin, hajutërinë, zjarrin, vulgaritetin, luftën, shkretimin…? Jo, ore, nuk ndodh kurrë. Këta tani thonë se ka ‘të djathtë’ e ‘të majtë’- që është një mashtrim tjetër. Vetë Haveli, edhe ky filozof i Pragës, pat thënë se ‘komunizmi u rrëzua në konsensus me komunistët’. Këtu PD ka fituar vetëm një herë, viti 1992, kur fitoi bashkë me komunistët; tani nuk ka më! Tani nuk gënjehen më njerëzit; këtu- si edhe në botë- nuk ka ideologji, ka situatë normale në shumicë, (që në fakt mban rruzullin në orbitë) , dhe një situatë anormale që gërryen. Në lugun e situatës anormale nuk bie kurrë shumica.

Shumica është përballë Lulit dhe shokëve të tij. Josef Shvejk do të thërriste; ‘A nuk shikon, ore, ka njerëz?!’

VERITAS.COM.AL

Next Post
Konflikti për pronën përfundon në përplasje fizike mes dy familjeve në Tiranë/ Plagoset një fëmijë dhe dy të tjerë

Policia e Lezhës bashkëpunon me FNSH: Plan masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Rrofsh o Frrok, me bere te qesh!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In