• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Perandori japonez lë fronin, hera e parë në 200 vjet

by A R
30/04/2019 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 30 vitesh e pesë muajsh, perandori japonez Akihito hoqi  dorë sot nga froni për t’i lënë vendin djalit të tij të madh, princit të kurorës Naruhito, i cili do të bëhet nesër sovrani i 126-të i fronit të Krizantemës.

Japonia do të kalojë më 1 maj në orën 00:00 (e martë 15:00 GMT) në vitin e parë të epokës së re perandorake “Reiwa” (“Harmoni e bukur”), pas tre dekadave të epokës Heisei (“Përfundimi i paqes”).

Do të jetë hera e parë në dy shekuj që një perandor japonez heq dorë nga funksioni i tij ende gjallë, në sajë të një ligji përjashtues të shkruar posaçërisht për Akihito.

Ky i fundit e shprehu me shumë finesë në mesin e vitit 2016 dëshirën e tij për t’u larguar nga froni, për të cilin nuk mund të punonte me «mish e shpirt » për shkak të moshës së tij (sot 85 vjeç) dhe shëndetit të dobët.

Data e abdikimit , si edhe dispozitat për këtë çështje që shoqërojnë këtë ngjarje janë vendosur nga qeveria, pa ndikimin e familjes perandorake.

Pelegrinazhet

Populli japonez po përgatitet për festime historike pothuajse të papërjetuara më parë, pasi këtë herë, kombi nuk është në zi për vdekjen e sovranit, si në rastet e mëparshme, në vitin 1989 (vdekja e Hirohito të njohur si perandori Showa ), në vitin 1926 (vdekja e perandorit Taisho) apo në 1912-ën (vdekja e perandorit Meiji).

Ceremonitë kryesore shumë ceremoniale dhe shumë të shkurtra të 30 prillit dhe 1 majit, që do të zhvillohen në sallën më të bukur të Pallatit Perandorak dhe do të transmetohen në televizionin publik të NHK me solemnitet të rrallë.

Takime publike priten gjithashtu në afërsi të pallatit perandorak dhe vendeve të shenjta shinto, pothuajse një besim që rregullon një pjesë të riteve perandorake.

Megjithatë, të gjitha evenimentet që lidhen me këtë ndryshim do të zhvillohen në muajt në vazhdim, me një tjetër pikë kulminante në vjeshtë ku  do të mblidhen krerët e shteteve dhe shumë personalitete.

«Ka shumë faza në ceremoninë e pasimit të fronit që nuk janë të saktësuara në asnjë ligj », shpjegoi gjatë një konference për shtyp editorialisti dhe historiani Eiichi Miyashiro.

«Kuptimi i këtyre ceremonive është i vështirë për tu kuptuar dhe shumica e japonezëve nuk e dinë», shtoi ai.

Akihito dhe bashkëshortja e tij Machiko në javët e fundit kryen pelegrinazhet e tyre të fundit në të gjithë, njësoj siç ata kanë përshkruar gjatë tre dekadave të fundit, kryesisht për të mbështetur moralisht personat e prekur pas katastrofave të shumta natyrore gjatë periudhës së sundimit të tyre.

Dashuria

Çifti perandorak respektohet shumë dhe ka ditur të krijojë afërsinë me qytetarët.

Perandoresha Michiko është « shumë e dashur për njerëzit » ndërsa « perandori ka ditur të bëhet i afërt me to për shembull duke ju shtrënguar duart», thotë Hideya Kawanishi, pedagoge në Universitetin Nagoya.

Naruhito do të bëhet kështu simboli i ri popullit dhe unitetit të kombit , sipas përkufizimit të dhënë nga Kushtetuta që hyri në fuqi në vitin 1947 dhe me anë të së cilit perandori humbi statusin e tij gjysmë hyjnisë.

Akihito ka punuar që roli i tij të jetë themelor dhe Naruhito premton ta vazhdojë. Ai ka thënë tashmë se ai do të sigurohet që aktet e dhunës të Japonisë gjatë luftës të mos kalojnë në heshtje nga gjeneratat e së ardhmes. Ai gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë viktimat e fatkeqësive natyrore.

Por, sipas mendimit të ekspertëve, ai do të duhet të shkojë edhe më tej për të lënë gjurmën e tij.

Shqetësimi i tij prej dekadash për problemin e ujit në Tokë mund të jetë boshti i një angazhimi më ndërkombëtar.

/a.rada

Next Post
DEBATI / Tahiri: Më vjen keq për Ramën…; Dudushi: Po ti çfarë bëre 7 vite?

DEBATI / Tahiri: Më vjen keq për Ramën...; Dudushi: Po ti çfarë bëre 7 vite?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In