Thonë që vargjet e një poezie mund të flasin më shumë se një jetë e tërë, por lotët janë diçka sublime, sidomos kur emocionohesh dhe nuk mund të flasësh dot…
Tri vite më parë, futbolli italian dhe ai botëror përshëndeti këtë njeri dhe u mallëngjye!
“Perandori” i futbollit roman, po aq i rëndësishëm se sa Colosseum, Francesco Totti!
Një njeri që i dha zemrën klubit dhe tifozëve verdhekuq dhe nuk ia mori më mbrapsht, edhe pse kishte mundësi të luante në skuadrat më të mira në planet!
E nisi dhe e mbylli aty! Një libër që u shkruajt në 25 vite me gjuhën e numrit “10” dhe një kapiteni legjendar…
Ditën kur “vari këpucët në gozhdë”, kapiteni legjendë i Romës zbuloi pjesën më të vërtetë të vetes, shkruan telesport. Djaloshi që u bë burrë dhe lider i padiskutueshëm te Roma kishte jetuar shumë më tepër eksperienca sesa shumë të tjerë në një jetë të tërë: “Ka ardhur momenti që shpresoja se nuk do vinte kurrë. Këto ditë kam qarë në vetmi, sepse 25 vite nuk harrohen. Unë do të qëndroja këtu edhe 25 vite të tjera. Topi ishte lodra ime e preferuar, akoma është i tillë, por në një moment duhet të tërhiqeni. Kështu më thanë, se koha për këtë kishte ardhur. Tani zbres shkallët dhe hyj në dhomën e zhveshjes që më priti qysh fëmijë, prej nga po largohem tani si burrë”.
g.kosovari











