• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për xhelatët dhe viktimat e rreme të anti-KÇK-së

by Astrit Patozi
04/02/2020 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Kundërshtarët më të zëshëm të Anti-KÇK-së bëjnë gabim që e sulmojnë ligjin thjesht si një cënim i lirive dhe të drejtave të njeriut apo si një kapërcim të kushtetutës. Jo se nuk kanë të drejtë, sepse shkeljet janë ulëritëse, por kjo nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri, që të bënte ndonjë përshtypje kaq të thellë

Të mos harrojmë që devijime po kaq të forta të kushtetutës kanë qenë edhe dekriminalizimi i famshëm, madje edhe vetë e shumëdebatuara reformë në drejtësi. Ndërkohë që dihet botërisht, se për dekriminalizmin opozita ka pasur eksluzivitet të plotë, ndërsa për reformën në drejtësi parlamenti shqiptar ka gjetur konsensun më të gjerë në historinë e vet, duke votuar me unanimitet.

Në këtë kuptim, besueshmëria e argumentit të tyre bie, sepse niset nga premisa jorealiste. Kur, në fakt, problemi më i rëndësishëm i kësaj që po ndodh është, jo përgjegjësia për të marrë përsipër një ligj të jashtëzakonshëm, por përgjegjësia për gjendjen katastrofike të kriminalitetit në vend. E cila nuk ka ardhur në një ditë, që të trajtohet si korona virusi, i cili na kapi në befasi, por ne do ta mundim deri në fund të vitit, pasi të kemi shpikur edhe vaksinën.

Të njëjtin gabim bëjnë edhe të tjerët, të cilët pasi e masakrojnë me gjithë fuqinë propagandës së vet ligjin, si një rrezik të madh për vendin, nisin pastaj e hartojnë lista delinkuentësh politikë, që,sipas tyre, duhet të jenë subjektet e para të Anti-KÇK-së. Dhe kjo është mënyra më e mirë për ta legjitimuar ligjin, sepse duket sikur i vetmi problem është se kush e kontrollon qeverinë.

Nëse do realisht që ta shtrish goditjen edhe tek të kapurit e politikës, nuk mund ta bësh duke përzgjedhur banditët e kudërshtarit, sepse pastaj i bie që ai duhet të caktojë se kush janë të tutë. Ka një mënyrë fare të thjeshtë për të fituar pikë në publik, mjafton që të propozosh shtrirjen e efekteve të ligjeve të jashtëzakonshme edhe për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të shtetit, njësoj siç veprohet me prokurorët, gjyqtarët, policët dhe tani së fundi edhe me bosët e krimit të organizuar.

Ndërkaq, askush nuk po e thotë se përse është nevoja për kaq shumë ligje të posaçme në një vend që problemin më të madh ka moszbatimin e ligjeve normale. Të cilat janë shumë më të thjeshta dhe më të lehta për t’u respektuar, ngaqë nuk para kanë kundërshtarë. Dhe dëshmi më spektakolare për dështimin e një qeverie vështirë se mund të gjendet.

Unë nuk kam ndonjë pritshmëri pozitive për aplikimin e Anti-KÇK-së në Shqipëri. Jo se nuk besoj tek aftësia e organeve tona ligjzbatuese, por ngaqë nuk e pranoj dot qeverisjen me fushata, e cila sot po e trajton fuqizimin e krimit të organizuar si një emergjencë kombëtare, a thua se bandat dhe mafiozët e rrezikshëm me pasuri marramëndëse na i hodhën me parashutë ditët e fundit.

Ndërkohë që ata kanë qenë këtu, duke u forcuar dita-ditës, dhe duke na bërë karshillëk me luksin dhe fuqinë e shtuar të parave të drogës dhe trafiqeve, në jo pak raste edhe në aleancë të hapur me qarqet më të larta të politikës. Ndaj edhe nuk kam shumë shpresë që Edi Rama, edhe sikur ta kishte seriozisht këtë që po predikon, mund të mbyllë në vetëm 10 muaj një gropë të zezë, që është hapur para syve tanë për shumë vite me radhë edhe me bekimin e tij.

Është njësoj si të lësh minjtë të ushqehen me bollëk e të shëndoshen për një kohë të gjatë, e pastaj t’u lëshosh për t’i kapur mace të pangrëna dhe kockë e lëkurë, të cilat edhe në trup janë sa gjysma e tyre.

Next Post
Njëri nga dy ligjet e antishpifjes publikohet në Fletoren Zyrtare, për ligjin e AMA-s pritet opinioni i ‘Venecias’

Njëri nga dy ligjet e antishpifjes publikohet në Fletoren Zyrtare, për ligjin e AMA-s pritet opinioni i ‘Venecias’

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In