• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për Vit të Ri 100 familjet e para futen në shtëpitë e reja në lagjen 5 Maji”

by A R
23/11/2021 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti i Ri 2022 do t’i gjejë 100 familjet e para në apartamentet e reja të lagjes “5 Maji”, e cila po rindërtohet për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjatë inspektimit të sotëm në një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit në Tiranë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur për ritmin e punimeve, si dhe për faktin se për familjet e goditura nga fatkeqësia po krijohet një lagje e re moderne, me infrastrukturë, urbanistikë dhe shërbime pranë banorëve.

“Kjo është një hapësirë fantastike, në të cilën po ngremë ndërtesa jo vetëm cilësore, me ashensorë, me parket e vetrata dopio-xham, por edhe me kushte shumë më të mira sesa shtëpitë që prishi tërmeti. Sapo të mbarojnë edhe detajet e fundit, do të jemi gati për të pritur 100 familjet e para, të cilat Viti i Ri do t’i gjejë në shtëpitë e tyre të reja. Kjo lagje do të jetë një ndër zonat më të urbanizuara në Tiranë, ku çdo gjë po bëhet e saktë – jo në fillim pallatet e pastaj duke u shtyrë me bërryla për të bërë ndonjë copë rrugë – por, rruga siç duhet, trotuari siç duhet, infrastruktura siç duhet me ujë, drita, internet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se kjo është hera e parë që në Tiranë po ndërtohet një lagje e urbanizuar që në gjenezë. “Ndonjëherë, fatkeqësia sjell edhe mundësi: Është hera e parë në Tiranë ku për shkak të tërmetit ne po e bëjmë një lagje tamam me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, ku çdo gjë është e menduar mirë. Tuneli mes për mes do na lidhë me anën tjetër të lumit, me Kamzën. Do ketë ura të reja që bëjnë të mundur, jo vetëm aksesin dhe hyrjen në Tiranë nga një drejtim tjetër, por sigurisht për mijëra njerëz që në fakt adresën e kanë në Kamzë, por punojnë përditë në Tiranë. “5 Maji” do të kthehet i gjithi në një Bulevard, pra siç kemi filluar këtu me trotuaret, do vazhdojë deri në fund të rrugës,” u shpreh ai.

Veliaj bëri edhe një apel për politikën që bllokon sa herë që Bashkia ka një projekt modernizues. “Apeli im për politikën është: Rrini larg “5 Majit”. Historia e Bregut të Lumit ka ngrënë shumë koka politikanësh, që kur u ndërtuan bankinat e lumit, por edhe kur kemi pasur ndërhyrje të tjera. Nuk ia uroj askujt të keqen, por kush pengon Bashkinë, kush mundohet ta përdorë për politikë e kush mundohet të mbjellë helm, apo të pavërteta, kush përpiqet t’i përçajë njerëzit, t’i vërë kundër qytetit sigurisht që merr shpagimin që meriton. Ftesa ime për të gjithë ata politikanë, jo vetëm ata që kanë lënë kockat politike këtu, por edhe të tjerët që tundohen të fusin përçarje, që më thonë – eja, eja! – Unë ja ku jam! Për të gjitha këto arsye është shumë e rëndësishme të lejohemi të punojmë, pastaj puna do flasë vetë,” deklaroi ai.

Kryebashkiaku shtoi se përveç infrastrukturës dhe pallateve të reja, lagjja do të plotësohet edhe me institucione të tjera publike, si shkolla, çerdhe, kopshte e qendra sociale, çka do i japë një tjetër vlerë pronës. Ai sqaroi të gjithë pronarët që janë prekur nga projekti.

“Secili do të marrë një shtëpi që për metër katror vlen shumë më shumë se shtëpia që i prishi tërmeti. Ata që ishin pronarë këtu do të marrin vlerësim në përqindje. Ata që ishin për legalizim do i marrin metrat katrorë, pra do marrin diçka që vlen me firmën e Stefano Boerit po në të njëjtin vend, por sigurisht me një vlerë financiare shumë më të madhe. Nga Bregu i Lumit dhe “5 Maji” nuk do dalë askush i humbur. Kush nuk kishte shtëpi do të bëhet me shtëpi dhe kush e kishte për faqe të zezë pjesën e zaptuar tek Bregu i Lumit do marrë një pronë më të mirë,” sqaroi Veliaj.

/a.r

Next Post
“Politika na mashtroi për votën e Diasporës”, shkrimtari i njohur: Nuk do t’i votonim kurrë këto palaço nëse do të…

"Politika na mashtroi për votën e Diasporës", shkrimtari i njohur: Nuk do t’i votonim kurrë këto palaço nëse do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In