• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ty që kërkon rikthimin e normalitetit pas tërmetit!

by Java News
01/12/2019 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pas një jave dhimbjesh, paniku e stresi kolektiv nga tragjedia njerëzore dhe dëmet materiale që shkaktoi tërmeti rrënimtar i 26 nëntorit, nisi edhe dhjetori. Nisi muaji i fundit i vitit 2019. E bashkë me të, edhe numërimi mbrapsht i 30 ditëve të mbetura, nga një vit me zhvillime të forta që shënjuan jetën politiko-shoqërore të vendit.

Kemi hyrë në rrjedhën e atyre ditëve të fundvitit kur historikisht, në mbarë botën, nisin të ndizen dritat e festave. Për të vijuar kësisoj me festimet kolektive e familjare. Publike e intime. Me dhuratat. Me krijimin e një atmosfere hareje planetare, që kulmon natën e ndërrimit të moteve. E bashkë me përfundimin e këtyre ditëve sa të hareshme, aq edhe të lodhshme, i hapet rruga një flete të re në kalendarin e jetës së secilit prej nesh.

E sigurtë është që tani, se atmosfera e këtij viti, do të jetë ndryshe nga ajo e viteve të shkuara. Sepse nuk ka kohë për shampanjë në një vend që përcolli 51 kufoma. Ku janë shënuar qindra shtëpi e objekte të prishura e të pabanueshme. E ku mijëra njerëz nuk do kenë një çati familjare nën kokë, në mesnatën e 31 dhjetorit, duke zbardhur 1 janari 2020. Madje, edhe disa kohë të tjera, më tutje…

E fundit gjë që duhet të na shkojë ndërmend sot, është që të kalojmë në fatalitetin e mungesës së shpresës. Fuqia e një kombi, e një populli, e një shteti, e një shoqërie, e një grupi, kolektivi, familje dhe individi, tregohet tek aftësia për tu ringritur edhe më i fortë, pas goditjes. Sa më e fortë goditja, aq më i madh dhe i menjëhershëm reagimi. E më energjik, fillimi i ri.

Ndaj, për të gjithë ata që kërkojnë rikthimin e normalitetit të jetës shoqërore sot në Shqipëri, ka një formulë të thjeshtë. Një formulë që mund të zbatohet nga të gjithë, e cila ka funksionuar gjithmonë në raste si ky, madje edhe më të rënda e të vështira se këto që po kalojmë të gjithë sëbashku sot.

Nëse kërkon që vendi të rikthehet në normalitet, gjëja e përë që duhet të bëjmë, është që gjithkush nga ne individualisht fillimisht, të rikthehet në normalitetin e jetës së përditshme. Ti rikthehet “rutinës” së jetës së dikurshme, të përpara tërmetit.

Të shkojmë në shtëpinë tonë, nëse ajo nuk është përcaktuar nga specialistët për tu shembur, apo si e rrezikshme për strehim. Ta rikthejmë strehën tone, që braktisëm në panik fillimisht, në normalitet. Të kalojmë natën aty si më parë. Pavarësisht kujdesit të shtuar, për përsëritjen e lëkundjeve sado të vogla, anipse sizmiologët na kanë garantuar se rreziku ka kaluar.

Të zgjohemi në mëngjes, normalisht nga shtrati ynë. Të shkojmë në punë në orën e dikurshme. Të fillojmë ta përcjellim këtë normalit edhe tek kolegët e tjerë, duke iu rikthyer ritmeve të mëparshme të jetës së përditshme kolektive. Të dalim nga puna në orën e dikurshme. E ti rikthehemi obligimeve, ritualeve dhe dinamikës së jetës familjare e shoqërore, me normalitetin e përhershëm.

Nëse gjithkush i rikthehet normalitetit të jetës së tij, atëherë kemi nisur të gjithë që të kontribuojmë për normalitetin e jetës së familjeve tona. Të shkallës e pallatit tonë. Të bllokut të banimit. Të rrugicës. Të lagjes. Të fshatit. Të qytetit.

Nëse je një qytetar i thjeshtë e i rikthehesh normalitetit të jetës tënde, ky është kontributi më i madh që ti mund të japësh sot, për normalitetin e Shqipërisë.

Nëse je punëmarrës a punëdhënës, normaliteti i punës tënde kontribuon në rikthimin e normalitetit të të gjitha hallkave të tjera të zinxhirit, me të cilin janë të lidhura marrëdhëniet e tua në përditshmëri.

Nëse je profesionist, politikan, gazetar, punonjës privat apo nëpunës publik, përfaqësues i shtetit a i pushtetit e sillesh, jeton e punon sot normalisht, atëherë ke kontribuar mjaftueshëm për normalitetin e jetës së shqiptarëve.

E nëse të gjithë jetojmë normalisht, sillemi normalish, punojmë normalisht, veprojmë normalisht atëherë ky është kontributi më i madh që mund të japim për të dëmtuarit dhe të lënduarit në Durrës, Thumanë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak, Vorë, Kamëz, Fushë Kruje e Krujë, Kurbin, Lezhë e Shëngjin.

Nëse ne jetojmë e sillemi normalisht sot, normaliteti i jetës së banorëve dhe i zonave të prekura nga tërmeti, është më afër nesër. Askush të mos predikojë normalitet, kur vetë sillet sot në mënyrën më anormale të mundshme, për qëllime që kanë lidhje me gjithçka, përveç përpjekjeve për normalizimin e jetës së vendit.

Normaliteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, fillon dhe mbaron, tek normaliteti i sjelljes së gjithësecilit prej nesh. A mund të sillet dot gjithkush këto ditë, si një njëri normal? Po ti vetë, a e bën dot? Le ta fillojmë sot nga vetja. Pas kësaj, gjithçka është më e thjeshtë për tu arritur nesër, për të gjithë!

Next Post
Solidariteti/ 50 psikologë nga Kosova ikin në zonat e prekura nga tërmeti

Vetting edhe në inxhinieri, eksperti Kikino: Pasgoditjet do të vijojnë për 2-3 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In