• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Për tre muaj, policia kosovare kap mbi 2 milionë euro të falsifikuara në treg

by Java News
07/04/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 2 milionë euro para të falsifikuara, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë të policisë.

 

Gjatë këtyre tre muajve policia thotë të ketë trajtuar 243 raste të falsifikimit të parave në vlerë prej 2 milionë e 140 mijë eurove dhe ka arrestuar 18 persona të cilët kanë qenë të involvuar në veprime të tilla të kundërligjshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rastet e tilla të parave të falsifikuara raportohen nga qytetarët dhe nga autoritetet e ndryshme bankare.

“Policia e Kosovës ka realizuar një numër të aktiviteteve policore kundër veprave penale që, sipas Kodit Penal, cilësohen ‘Falsifikim i parasë’, dhe mund të konkludojmë se si rezultat i këtyre përpjekjeve operacionale janë arrestuar persona të dyshuar, janë konfiskuar dëshmi relevante duke përfshirë edhe para të falsifikuara”.

“Referuar statistikave gjatë periudhës janar – mars të këtij viti, në luftimin e kësaj dukurie që ka ndikim edhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës polica ka të raportuar 243 raste derisa vlera e parave të falsifikuara kap shifrën e 2 milionë e 140 mijë euro, derisa janë arrestuar 18 persona”, bënë të ditur Hoxha.

Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun e Kosovës, sipas policisë, është bankënota prej 50 euro.

Në anën tjetër, zyrtarë të bankës Qendrore të Kosovës në një përgjigje të dërguar përmes postës elektronike kanë prezantuar të dhënat në lidhje me paratë e falsifikuara të cilët ata i marrin nga Laboratori i Forenzikës së Kosovës. Përveç eurove të falsifikuara, në vitin 2012 Policia e Kosovës pati konfiskuar rreth 1 milion dollarë të falsifikuara. Në janar të vitit 2012, Kosova kishte konvertuar valutën nga valuta gjermane marka në valutën euro.

Në atë kohë Banka Qendrore e Kosovës në bashkëpunim me Policinë bënë angazhime të veçanta në fushën e edukimit dhe luftimit të parave falso, si dhe themeluan Komitetin kombëtar për luftimin e parave falso, përgatiti ”REL”. (b.an)

Next Post
Abuzime me tenderat/Gjykata liron ish-zv/drejtorin e Burgjeve: Iliaz Labi, i sëmurë

Abuzime me tenderat/Gjykata liron ish-zv/drejtorin e Burgjeve: Iliaz Labi, i sëmurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In