• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për tradhtarët: 10 rregullat si ta mbani të fshehtë nga partneri

by Lorenc Vangjeli
03/02/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikush kërkon të shkojë me pushime nën shoqërinë e një femre ose mashkulli, pa e marrë vesh bashkëshortja/bashkëshorti, por kjo nuk është e thjeshtë. Prandaj duhet bërë disa veprime që partneri apo partnerja të mos jetë në dijeni të tradhtisë.

1- Mos ndrysho

Mos i modifiko zakonet dhe oraret, as gjendjen shpirtërore, sepse kjo ngjall dyshime dhe është e vështirë të jepen shpjegime. Mundohu të sillesh natyrshëm pa hije shqetësimi. Kjo nuk do të lejojë që fakti që ju po tradhtoni të bjerë në sy të të tjerëve.

2- Vetëm një herë

Më mirë ndonjë tradhti e rastësishme. Kështu nuk krijoni asnjë dyshim. Tradhtitë që zgjasin apo kthimi te i njëjti person do të lerë gjithmonë hije dyshimi të partnerja dhe kjo mund të shkaktojë probleme. Lidhjet e shkurtra dhe të rastësishme mund të jenë më të thjeshta.

3- Pagesat

Mos përdorni kurrë kartën e kreditit për shpenzimet në kohën kur tradhtoni, sepse kjo lë gjithnjë shenja të dukshme. Mundohuni që harxhimet tuaja të ngjajnë sa më normale dhe të zakonshme. Një shumë tejet e lartë e harxhuar mund të përbënte një pistë të fortë dyshimi.

4- Telefoni

Përdorni skeda të ndryshme telefonike dhe kujtohuni t‘i zëvendësoni. Mundohuni që thirrjet në telefonin tuaj mos të jenë të shpeshta në orarin kur jeni me partnerin ose partneren apo në një moment të papërshtatshëm. Vendosni zile të ndryshme për të dalluar se kush po iu telefonon. Vetëm se duhet të mundohuni që reagimi juaj apo shprehja e fytyrës mos t’iu tradhtojë.

5- Fshehtësi

Mos i tregoni askujt për lidhjen jashtëmartesore. Askush nuk mund të jetë miku i përjetshëm dhe besnik. Nëse ju nuk mund ta mbani vetë të fshehtë, si mund ta ruajë dikush tjetër sekretin tuaj.

6- Në zyrë

Shmangni marrëdhëniet me kolegët apo koleget e punës. Mundohuni të dukeni sa më korrekt dhe xhentil. Sjelljet e tepruara lënë shkas për dyshime jo vetëm të partnerja, por edhe te kolegët tuaj.

7- Celulari

Fshini menjëherë nga celulari thirrjen e bërë apo të marrë. Dikush mund ta kontrollojë rastësisht telefonin tuaj. Edhe partneri apo partnerja do të donte të dinte se çfarë fshihet në telefonin tuaj. Fshini gjithçka që mund t’iu nxjerrë probleme më vonë.

8- Bisedat

Gjatë kohës kur bisedoni përpiquni që të keni gjithnjë në mendje argumente për të zhdukur çdo lloj hijeje dyshimi. Mundohuni që të mos dukeni të shpërqendruar dhe të lini përshtypjen se mendja juaj është diku tjetër.

9- Gabimet

Lërini partneres përshtypjen se në anën tjetër të telefonin është dikush që ka ngatërruar numrin. Pas çdo telefonate partneri apo partnerja iu drejtohen me sytë plot kureshtje që pyesin rreth telefonatës. Mundohuni të largoni dyshimet duke ruajtur qetësinë.

10- Fantazi

Bëni sikur jeni gjatë një bisede pune dhe mbylleni duke thënë se linja kishte ndërhyrje. Në ndonjë rast mund të lini edhe përshtypjen se nuk ka linjë apo dëgjoni më vështirësi për të shkëputur telefonatën. Çdo veprim do ia vlente për të mos bërë figurën e tradhtarit.

Si të mbuloni një tradhti para partneres

Tradhtarëve është të kenë kujtesë të mirë e të mësojnë përmendësh, përpara se të kthehen pranë familjes, të gjitha faktet që duhet të tregojnë para partneres dhe miqve për të mos u lënë atyre të mendojnë se ju nuk keni qenë aty ku po thoni. Në rast se keni qëndruar në një hotel të qytetit ku banoni, por bashkëshortes i keni thënë se ishit në një shtet tjetër, do të ishte mirë të mësonit emrin dhe specialitetet e ndonjë restoranti, përveç emrit të rrugës dhe të hotelit ku “qëndruat” gjatë atyre ditëve. Pas kthimit ju pret kutia e alibisë, sillni diçka tipike nga ai vend, ndonjë miniaturë, pikturë, aksesor apo ndonjë bizhuteri për bashkëshorten. Mjaft të ruani qetësinë dhe në fund të udhëtimit klandestin do t’iu duhen pak suvenire, që u përkasin vendeve ku supozohet se keni qenë gjatë udhëtimit, për bashkëshorten e fëmijët. Kjo do të lërë përshtypjen se ju keni qenë vërtet në udhëtim.

Agjencia e “shërbimeve për tradhtarët”

Agjencia e parë e “shërbimeve për tradhtarët” lindi dy vite më parë në Itali. Por që atëherë janë të shumtë ata që kanë kuptuar potencialin e këtij biznesi. Aktiviteti bazohet te krijimi i alibive të patundshme për bashkëshortët jo besnikë. Ky biznes tani po përhapet veçanërisht në Francë e në Itali, ku pas emërtimeve elegante false, shpesh fshihen agjenci që u ofrojnë burrave mundësinë të tradhtojnë pa lënë asnjë provë prapa. Shërbimi kryesor i këtyre menaxherëve të gënjeshtrës është ngritja e alibive të patundshme, falë të cilave bashkëshortët mund të vërtetojnë se si kanë qenë të zënë me punë, si kanë fjetur vetëm në hotel, si kanë marrë pjesë në një mbledhje apo trajnim të rëndësishëm e të tjera të dhëna të këtij lloj. Në këtë mënyrë ju mbeteni tradhtar i pazbuluar.

Next Post

BEI miraton fondin 8.2 miliardë euro për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

Ndoj: Pretendimi se Avokati i Popullit i takon opozitës nuk qëndron, PS nuk ka dhënë dakordësi

December 9, 2025
I vuri tritol objektit në Shëngjin, 4 vjet burg për autorin

EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para

December 9, 2025
“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

“Kishte më shumë njerëz Salianji se ju”, Qafoku debat me Gjin Gjonin: Lëvizja e tij jashtë strukturave të PD

December 9, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

Atentati me dy të vrarë në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë Kruja, do merret në pyetje…

December 9, 2025
Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

December 9, 2025
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

December 9, 2025
Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

Udhëheqësit evropianë drejt një vendimi historik për Ukrainën, Brukseli përgatit planin 90 miliardë euro

December 9, 2025
SPAK hetim për fondacionin e Liri Berishës, avokati: Strehë vjedhjeje dhe korrupsioni! Nëse “zbërthehet” mbrëmja gala e 2012-ës…

Denoncimi i fortë i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

December 9, 2025
Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE

December 9, 2025
“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

“Dëmtuan buxhetin”, lëshohen 8 masa sigurie, 5 prej tyre zyrtarë të bashkisë Tiranë e IMT-së

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In