Disa drita të kuqe janë vendosur në Augusta të Bavarisë, të cilat aktivizohen në të njëjtën kohë me semaforin dhe paralajmërojnë qytetarin për mbërritjen e tramit.
Vdekja e 15-vjeçares në Mynih pas përplasjes me tramin ka vënë në lëvizje autoritetet lokale.
Masa eksperimentale ka tërhequr vëmendjen e shumë studentëve që frekuentojnë zonën në fjalë. “Kishim vënë re që shumica e kalimtarëve nuk e vinin re semaforin ndërkohë që përdornin telefonin në rrugë”, shpjegon Tobias Harms, këshilltar komunal i projektit.