Janë 240 milionë euro investime të huaja direkte që kanë hyrë në Kosovë prej muajit janar deri në gusht. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
“Këtë vit vetëm për periudhën janar-gusht janë 240 milionë euro investime të huaja direkte”, ka shkruar ajo. Ministrja e Tregtisë ka treguar se Qeveria e Kosovës po bën reforma për të përmirësuar edhe më shumë klimën e biznesit në Kosovë.
“Se bashku mund të arrijmë shumë më shumë, kemi resurse njerëzore e natyrore, treg të integruar dhe të gjitha parakushtet për tu bërë një vend i zhvilluar. Fokusi në agjendën zhvillimore, qasja moderne dhe bashkëpunimi me qytetarë na duhet me shumë se kurrë”, ka thënë ajo.