• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të zhgënjyerit nga lista e Këshillit Kombëtar

by Namir Lapardhaja
01/05/2022 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

U desh një proces i thjeshtë zgjedhor për të zhbërë iluzionin e votës së lirë.

Nëse ke bërtitur kaq koha “vota…vota…vota…”, duhet të kesh guxim dhe kurajo të madhe për të reaguar kur sheh se si nëpërkëmbet vota… e pretenduar.

Demokratët duhet ta kuptojnë se Sali Berisha është arkitekti i parë i shkatërrimit të procesit zgjedhor në Shqipërinë postkomuniste.

Ai është politikani i parë që ka marrë peng një parti, duke shkatërruar çdo proces zgjedhor brenda saj. (Për ata që kanë merak, që të rrinë të qetë, përshij edhe rastin e LB në këtë përfundim).

Ai është njeriu që nuk lejoi asnjë garë të lirë dhe të ndershme brenda partisë së tij, duke rrahur, nëpërkëmbur, shantazhuar, linçuar, dëbuar… nga partia njerëzit që nuk kanë menduar si ai, ose, për një moment, kanë krijuar idenë e “të qenurit kundër” tij.

Për 30 vite me radhë Sali Berisha nuk lejoi të lulëzojë asnjë lule jashtë oborrit të tij, të mos mbijë asnjë pemë jashtë gardhit të tij, të mos rritet asnjë lisë që mund të bënte hije përtej tij.

Nëse do të citoja prof. Abaz Ermenjin, Sali Berisha është thjesht një “diktator qesharak”.

Me Sali Berishën nuk mund të ketë as garë, as dinjitet, as respekt të rregullave demokratike.
Me të mund të ketë ose bindje dhe nënshtrim ose përballje dhe largim prej modelit të tij.

Nuk do ta kisha bërë këtë reagim, sepse praktikisht Sali Berisha është në të drejtën e tij për të profilizuar trupën e partisë së tij të re, por ndjeva keqardhje kur lexova disa miq, tek të cilët shihej një lloj zhgënjimi nga ajo që kishte ndodhur, sepse një pjesë e tyre edhe mund të kenë besuar vërtet tek gara dhe vota e lirë.

Por, nga ana tjetër, është shumë naive që gara, vota e lirë, demokracia e brendshme në parti…, të shpresohet tek modeli i Sali Berishës.

Njeriu që për 30 vite ka vrarë çdo mundësi për ta pasur një iluzion të tillë besimi tek ai.

Next Post
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

Efekti i fraksionit anti-Berishë në elektoratin opozitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In