• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të shqetësuarit, nga fushata politike “antishpifje”

by Mero Baze
17/10/2018 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr pas vetes shumicën e zhurmuesve të shtypit shqiptar në një betejë që po e argëton dhe po i shërben për të ndarë opinionin pro dhe kundër kritikëve të tij, lidhur me të pavërtetat dhe shpifjet që qarkullojnë në shtypin shqiptar.

Fushata, e cila duket se është e programuar me shumë vetëdije prej tij, për të ngulitur në opinionin publik, identifikimin e  kundërshtarëve dhe kritikëve të tij me shpifjen, po identifikon ndërkohë dhe disa probleme reale të shtypit shqiptar.

Problemi i parë që identifkon kjo fushatë politike, është balanca e shtypit kritik në raport me qeverinë. Nëse shikon debatet politike dhe sjelljen e portaleve ndaj qëndrimti të Edi Ramës, duket se shumcia e shtypit shqiptar ka qëndrim kritik me qeverinë dhe është e pozicionuar edhe politikisht kundër tij.

Gazetarët më të njohur të debateve televizive kanë komente dhe opinione agresive, deri fyese për të, çka është një tregues i dimensionit të lirisë së shtypit që ka prodhuar qeveria e tij. Krahasuar me Berishën, ky është një raport tërësisht i përmbysur.

Në vitin 2010, pra në vitin e dytë të mandatit të dytë të tij, Berisha thuajse kishte gjithë shtypin nën kontroll dhe pro tij, dhe ndonjë zë kritik kundër tij, jo vetëm persekutohej financiarisht, politikisht dhe fizikisht, por Berisha kishte dhe solidaritetin e shtypit tjetër pro tij.

Në këtë pike, Edi Rama po përdor betejën me shtypin, për të treguar dimensionin e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Këta që sot janë të egër kundër Edi Ramës deri në debate personale, në kohën e Berishës ëndrrën më të madhe kishin t’i ftonte Berisha në pritjen e Vitit ë Ri. Dhe kjo është diferenca mes dy kohëve.

Është një kohë e mirë për shtypin dhe raportet e politikës me të. Është kohë e mire, pasi kryeministri shkon në studiot e “armiqve” dhe përballet me ta, duke i ngritur ata në lartësinë e vet, ndërsa Berisha maksimumi të dërgonte badigardin, të digjte makinën apo redaksinë, apo dikë që të të rrihte.

Se për debat nuk të dërgonte as Aldo Bumçin. Biles të njëjtët gazetarë që bëjnë të fortin me Ramën, e lënë Berishën ende në studiot e tyre të masakrojë gazetarët, pa i bërë lajme më pas në portale.

Rasti i fundit kur ai linçoi publikisht Artan Hoxhën në studion e Eni Vasilit dhe ajo gati sa nuk nxirrte nga studioja gazetarin, është kontrasti i qartë mes asaj se si gazetarët sot sillen ndaj një dhunuesi, dhe se si si sillen ndaj një kryeministri që i tërheq në betejë për debat.

Dhe mos më thoni që është trimëri e gazetarëve. Është një dimension lirie që vjen prej pushtetit.

Berisha i ka rrahur që kulishë dhe i rrijnë urtë. Trimërinë e tyre e kemi parë të gjithë, dhe për fat, është e dokumentuar.

Problemi i dytë që ka identifikuar fushata e Edi Ramës me shtypin, është informaliteti i shtypit onlinë, dhe ngatërresa e qëllimshme e atyre që quhen blogje personale, me ato online.

Detyrimi për të rregjistruar portalet që kryejnë veprimtari gazetareske është detyrim ligjor i parealizuar nga qeveria.

Ky është një fenomen që prish tregun e shtypit, pasi ne që jemi të rregjistruar, që paguajmë taksa dhe sigurime shoqërore për gazetarët, konkurrojmë me një treg informal, që paguhet nga para të zeza, duke mbajtur në punë dhe gazetarë pa asnjë të ardhur publike.

Kjo tregon se mafia apo paratë e zeza, më shumë se sa në ndërtim, po pastrohen në portale, dhe shembujt janë shumë evidente.

Shikoni një portal që ka 3 deri 10 gazetarë, dhe nuk ka asnjë reklamë, asnjë adresë dhe asnjë pronar publik,  dhe ma shpjegoni kush e paguan.

Gazeta ime apo dhjetëra të tjera, e kanë të lexueshme bilancin në QKB. Mund t’u llogarisësh shitjet, apo reklamat, pagat e punonjësve, taksat dhe shpenzimet, dhe të kuptosh nga vijnë lekët.

Tek dhjetëra portale anonime me shumë gazetarë dhe pa asnjë NIPT, përveç parave të zeza, nuk ka asnjë shpjegim.

Dhe kur këto para të zeza i mbron opozita, është dhe më e shëmtuar, pasi del që ajo vetë financohet nga paratë e zeza, që i përcjell pastaj në shtypin që ka prodhuar për propagandë.

Problemi i tretë ka të bëjë me kohën. Edi Rama e ka nisur fushatën provokative që e quan “paketë antishpifje”, në një kohë të ndryshme nga koha kur Perëndimi ka qenë i ndjeshëm, ndaj kontrollit kundër atyre që quhen shpifje.

Sot klima e botës perëndimore dhe shqetësimi i saj kryesor është pikërisht beteja kundër lajmeve të rreme.

Ndaj dhe nuk është kohë e mirë të bësh betejë morale kundër kufizimeve për lajme të rreme.

Dhe Edi Rama e di këtë. Ai nuk ka për të bërë ndryshime në Kodin Penal, as në atë Civil, jo vetëm pse nuk i ka votat, por se në fakt e ka kuadrin ligjor për shpifjen.

Ai thjesht po forcon një fushatë politike kundër shpifjeve dhe po mbush dollapet e gjykatave me dosje kundër shpifjeve, për të pasur një statistikë në betejën e tij.

Dhe e gjithë kjo nuk ka rëndësi shumë se sa humbës do ketë nga kjo betejë prej radhëve të shtypit.

Edi Rama llogarit të fitojë trofen e viktimës përballë shpifjeve dhe këtë ja siguron kjo fushatë. Natyrisht, me ndihmën e pakursyer të marrëzive dhe histerisë së kundërshtarëve dhe armiqve të tij.

Next Post
Xhafaj pret kreun e policisë gjermane: Hetime të përbashkëta në luftën ndaj krimit!

Xhafaj pret kreun e policisë gjermane: Hetime të përbashkëta në luftën ndaj krimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In