Panamaja i ka uruar përvjetorin e pavarësisë Republikës së Kosovës ditën e fundit të shkurtit.
Por, ky shtet i Amerikës Latine ia fut kot datës kur Kosova feston.
Në një postim në Tëitter të Ministrisë së Jashtme të Panamasë, Kosovës i urohet 29 shkurti, Dita Kombëtare e Republikës së Kosovës. “Ministria e Jashtme e Panamsë i bashkohet qeverisë dhe popullit të Kosovës në festimet për ditën e tyre kombëtare”, shkruan në urim.