• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Për të parën herë, Shqipëria harton një Kod të Drejtësisë Penale për të Miturit!

by Java News
05/04/2017 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë të cilësuar Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, si pjesë e përpjekjeve të tij për reformimin e gjithë sistemit të drejtësisë. Ky legjislacion revolucionar, përbën një ndryshim madhor në konceptim, duke u zhvendosur nga një qasje ndëshkuese drejt asaj rehabilituese dhe restauruese, për trajtimin e përfshirjes së të miturve në veprat penale. Gjithashtu, Kodi parashikon një drejtësi më miqësore me fëmijët viktima apo dëshmitarë të një vepre penale.

 

I hartuar me mbështetjen e UNICEF-it, Kodi krijon një kornizë të drejtësisë penale për fëmijët, në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (KDF) dhe standardet e tjera ndërkombëtare. Kodi, synon të përshtatë sistemin e drejtësisë penale sipas nevojave të fëmijës, për t’i ofruar qasje në drejtësi e mjete juridike, mbrojtje, edukim dhe rehabilitim atyre që bien në kontakt me ligjin. Nën dritën e parimit të KDF-së për mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës, Kodi në tërësi është rrënjosur në filozofinë që fëmija duhet të orientohet drejt një jete larg krimit dhe dhunës.

Ky Kod, si akti i parë ligjor në Shqipëri që i kushtohet posaçërisht drejtësisë penale për të mitur, parashikon se burgimi jepet vetëm si masë e fundit ndaj të miturve dhe për një kohë sa më të shkurtër të mundshme. Kodi kërkon si domosdoshmëri që të gjithë profesionistët e përfshirë në procesin e drejtësisë për të mitur të specializohen në trajtimin e rasteve të fëmijëve. Ai fut konceptin e shmangies së fëmijës nga procesi traumatik gjyqësor. Gjithashtu, Kodi sanksionon praninë e detyrueshme të psikologut; ofrimin e ndihmës juridike dhe psikologjike falas për fëmijët, përfshirë fëmijët viktima/dëshmitarë; parashikon përshtatjen e godinës së gjykatës dhe seancave, në mënyrë që ato të jenë më të sigurta e më pak frikësuese për fëmijët, si dhe më të favorshme për dhënien e dëshmisë; sjell konceptin e shërbimeve të rehabilitimit me bazë komunitare, etj.

“Në emër të UNICEF-it, dëshiroj të përgëzoj deputetët e Kuvendit, të cilët, me miratimin e Kodit shpalosën vizionin e tyre të ri për sistemin e drejtësisë penale për fëmijë, një sistem që vlerëson edukimin në vend të dënimit, ri-integrimin në vend të izolimit si dhe mbrojtjen e fëmijës në vend të ri-viktimizimit “, u shpreh Antonella Scolamiero, Përfaqësuese e UNICEF-it. UNICEF i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë, organeve kompetente dhe palëve e interesuara, të planifikojnë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zbatimin efektiv dhe në kohë të Kodit të ri dhe qëndron i gatshëm të vazhdojë mbështetjen e tij për këtë kauzë të rëndësishme.

###

 Rreth UNICEF-it
UNICEF promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije, në çdo gjë që bën. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore, për të përkthyer këtë angazhim në veprime praktike, duke bërë përpjekje të veçanta për të arritur te fëmijët më të cenueshëm dhe më të përjashtuar, për të mirën e gjithë fëmijëve kudo që ata ndodhen. Për më shumë informacion në lidhje me UNICEF Shqipëri dhe punën e tij, vizitoni: www.facebook.com/albaniaunicef ose www.unicef.org/albania

Next Post
Dritë jeshile për shlyerjen e borxheve të KF Tirana, këshilli bashkiak miraton vendimin

Dritë jeshile për shlyerjen e borxheve të KF Tirana, këshilli bashkiak miraton vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In