Për herë të parë një shqiptar në radhët e Realit të Madridit. 16-vjeçari Egzon Alili ka nënshkruan një kontratë 7 vjeçare me “Los Blancos”.
Mesfushori, i cili është pjesë e kombëtares së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, ka hedhur firmën në kontratën e propozuar nga klubi madrilen dhe ai është bashkuar me drejtuesit teknikë të Realit të Madridit në akademinë e klubit spanjoll.
16-vjeçari me origjinë nga Kumanova jeton prej vitesh në Austri ku hodhi edhe hapat e parë si futbollist në radhët e USV Pattigham/Pramet.
Më parë për të ishte interesuar edhe Barcelona, që sipas mediave austriake kishte ofruar plot 4 milionë euro, por mesa duket Real Madrid qëndronte një hap para duke arritur të bindë familjen e mesfushorit për transferimin në Madrid.