• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për herë të parë nis shërbimi i Koronarografisë në Shkodër

by A R
30/08/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë ka nisur ofrimi i shërbimit të Koronarografisë në një prej spitaleve rajonalë të vendit. Është pikërisht ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës, i mbështetur edhe nga mjekët kardiokirurgë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, që kanë realizuar gjatë kësaj fundjave kryerjen e dy procedurave të para të Koronarografisë në spitalin e kryeqendrës së veriut.

Tashmë, pacientëve të Shkodrës, por edhe gjithë zonës së Veriut, nuk do t’u duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës për të pritur radhët e gjata por edhe për të marrë këtë shërbim, pasi ai mund të realizohet në Spitalin Rajonal të qytetit pas fillimit të punës së kabinetit të Kardiologjisë.

Një sukses ka qenë edhe kryerja e dy procedurave të para të koronarografisë të realizuara nga ekipi i mjekëve kardiokirurgë të Spitalit të Shkodrës dhe QSUT-së. Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Prof. Dr. Edvin Prifti, theksoi se ky është eventi më i madh klinik në këtë qytet.

Për specialistët e fushës, hapja e këtij shërbimi në Shkodër do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, pasi rastet urgjente me infarkt apo ato akute me problem në zemër trajtohen që në orët e para të shfaqjes së problematikës shëndetësore. Të gjithë pacientët, të sëmurët kardiake që janë aktualisht në qytetin e Shkodrës, kanë një mundësi të jashtëzakonshme për tu trajtuar pranë spitalit të qytetit, sidomos kjo në rastet akute dhe në rastet e infarkteve të cilët rrezikojnë jetën, janë shprehur ata.

Kurse për kardiologun e Spitalit të Shkodrës Luan Dragusha, ky shërbim do të ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me probleme në zemër.

 Pas një investimi total prej 75 milionë lekë në Repartin e Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, tashmë aty ofrohet një gamë më të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostifikuese dhe kuruese të teknologjisë më të përparuar.

Hapja dhe vënia në punë e kësaj salle është një tjetër premtim i mbajtur nga Qeveria shqiptare, duke ofruar kështu një shërbim shëndetësor të shpejtë dhe të specializuar për të gjithë banorët e zonës, ndërkohë që 5 milionë dollarë janë investimet e realizuara vetëm dy vitet e fundit në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke e shndërruar atë në një model të ri të shërbimit mjekësor, modern e bashkëkohor.

Next Post
Trajneri i Bayernit vjen në Tiranë, detajet e takimit me kryeministrin Rama

Trajneri i Bayernit vjen në Tiranë, detajet e takimit me kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In