• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është “ringjallur” nga ndëshkimi i SHBA

by Mero Baze
19/05/2022 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një vit më pare, më 19 maj në mesditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën nga ana e tyre ndëshkimin e munguar ndaj Sali Berishës dhe familjarëve të tij, duke i shpallur ata persona “non grata”, nën motivacionin për minim të demokracisë , shatanzhues të sistemit të drejtësisë dhe të përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, duke shfrytëzuar pushtetin politik.

Vendimi kompensoi drejtësinë e munguar të Shqipërisë, e cila për 30 vite është dhe ende vazhdon të jetë pjesërisht nën kthetrat e pushtetit të një njeriu të vetëm dhe rrethit të afërt të tij familjar, duke kthyer pandëshkueshmërinë e politikanëve në monument turpi për Shqipërinë.

Ky vendim shënoi dhe nisjen e betejës së hapur të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, për krijimin e një fronti anti-amerikan në Shqipëri, i cili për gjatë një viti ka bashkuar brenda vetes një larmi personazhesh të cilët i bashkon frika nga drejtësia, pasiguria në të ardhmen për pushtetin e tyre mbi drejtësinë, dhe shpresa tek faktorët anti-amerikanë në rajon dhe më gjerë.

Beteja u përpoq të maskohej fillimisht pas luftës personale kundër Lulzim Bashës, por me kalimin e kohës ajo u bë një betejë e hapur anti-amerikane, e cila sot ka bilancin e saj.

Kërkesa e tij nisur me postë ndaj një Gjykate në Francë kundër sekretarit Blinken nuk mori kurrë një përgjigje a mbërriti në duar të gjykatësit a jo, përveç konfirmimit të Postës Shqiptare që letra ka mbërritur në adresë.

Për herë të parë Shqipëria ka një forcë politike anti-amerikane, e cila po përpiqet të legjitimohet si Partia Demokratike. Emri dhe vula e saj nuk ka shumë rëndësi, pasi identiteti real i saj është anti-amerikanizmi, dhe ai është i stampuar në ballin e udhëheqësit të saj kryesor Sali Berisha dhe partnerit të vet, Ilir Meta.

Kjo forcë nuk është aq e parëndësishme sa të mos turpërojë Shqipërinë dhe orientimin e saj strategjik pro SHBA. Ata janë zyrtarisht politikanët e parë shqiptarë në histori që tashmë kanë një ideologji anti-amerikane në themel të organizimit të politikës së tyre dhe një motiv urrejtje ndaj Perëndimit në betejën e tyre.

Beteja e tyre për t’u faktorizuar politikisht përmes kësaj ideologjie anti-perëndimore, është sfidë e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.

Nga ana tjetër, lajm i mirë është se kjo forcë politike, ndryshe nga çdo forcë e re në skenë, që sa vjen e rritet, është një forcë që sa vjen e dobësohet. Sa më shumë ajo ekspozohet si forcë anti-amerikane, ajo bëhet më e vogël, si një top dëbore që ekspozohet ndaj diellit.

Sa më shumë që mbështetësit e Berishës kuptojnë se beteja e tij nuk ishte me Lulzim Bashën, por me SHBA, aq më pak kanë dëshirë dhe vullnet të shkojnë pas tij.

Një vit më pas Sali Berisha ka humbur shumicën dërmuese të Grupit parlamentar. 35 deputetë refuzojnë të shkojnë në aventurën anti-amerikane pas tij. Ai është ndeshur me një izolim të egër ndërkombëtar dhe me një mungesë të qartë perspektive politike në vend.

Përpjekjet e tij për të rrëmbyer një copë të Partisë Demokratike që ta ketë si garanci politike në betejën e tij kundër SHBA, buron nga mentaliteti i tij se politika në Shqipëri është garanci për të mos u prekur nga drejtësia. Dhe ky është i vetmi motiv për të cilin ai jeton tani.

Në këtë betejë, Sali Berisha po përpiqet ta interpretojë rikthimin e tij në politikën aktive dhe rrëmbimin e kësaj pjese të Partisë Demokratike, si një triumf anti-amerikan dhe mbështetësit e tij po “qortojnë” gjithandej SHBA, se e ka vetë fajin që e “ringjalli” Sali Berishën.

Në fakt, vendimi i një viti më parë i sekretarit Blinken jo vetëm që e ka varrosur përjetësisht Sali Berishën si politikan i korruptuar familjarisht dhe minues i demokracisë, por ka shkatërruar reputacionin e tij fals mbi një pjesë të madhe të demokratëve shqiptarë.

Vjet më 19 maj, para se Sali Berisha të dizajnohej si minues i demokracisë dhe i përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, ishte shumë herë më popullor se sa sot brenda PD dhe më tej.

Sot ai shikohet si problem i PD dhe si turp i Shqipërisë. Ky është një bilanc që kjo shoqëri kurrë nuk do ta kishte arritur pa vendimin dramatik të SHBA kundër tij, bazuar në mijëra fakte gjatë këtyre tridhjetë viteve, që gjenden në dosjet e shtetit amerikan.

Vendimi i SHBA jo vetëm që ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme imazhin fals të Sali Berishës, por ka ndërgjegjësuar shumë mbështetës të tij, të distancohen prej tij.

Sot kemi politikanë kurajozë brenda Partisë Demokratike i që i tregojnë Sali Berishës se i biri i tij ka vrarë 26 vetë në Gërdec, apo se ka probleme me drejtësinë për 21 janarin, ndërkohë që vetëm disa vite më parë, ky ishte një fjalor vetëm i kritikëve të ashpër të Sali Berishës.

Sot kemi shumicën e deputetëve të Partisë Demokratike që refuzojnë Sali Berishën dhe të tjerë që nuk intimidohen më nga dhuna e tij fizike dhe verbale, ndërkohë që disa vite më parë, ai ishte një idhull i paprekshëm i tyre dhe ata ngjanin të gjithë si Flamur Noka.

Sot kemi parë që Sali Berisha ka mbledhur rreth vetes gjithë fisin e tij biologjik, krahinor dhe besnikët e tij, për të pasur një parti që të mbrohet, ndërsa një vit më parë, ai shpresonte se politika do mbronte familjen e tij biologjike, fisin dhe lukuninë e tij tribale në politikën shqiptare.

Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është “ringjallur” nga ndëshkimi i SHBA, mund të themi pa frikë se Sali Berishës vetëm i janë ringjallur ndjenjat e hakmarrjes, primitivizmit politik dhe instinktet e tij anti-perëndimore.

Ato po, i kanë dalë në sipërfaqe të trungut të tij të kalbur politik, si kërpudhat që ushqehen në një lis të shtrirë përtokë.

Vetë Sali Berisha tani është i dobishëm vetëm për të prodhuar pleh, por jo më politikë. Dhe sado i ushqyeshëm të jetë plehu i tij për të ushqyer anti-amerikanizmin në Shqipëri, ai është aq pak sa nuk bën dot më një pemë, por vlen si ushqim  për kërpudhat që kanë tridhjetë vjet që jetojnë mbi shpinën e tij. Përfshi dhe familjen e tij.

Next Post
Lorenc Vangjeli zbulon për herë të parë, francezët i morën Porschen një ish-kryeministri shqiptar, ishte e një personazhi të botës së krimit

“I doli sërish fjala”/ Sot SPAK goditi 8 grupe kriminale, Vangjeli e paralajmëroi para dy ditësh: Do të ndodhin gjëra të mëdha

Comments 1

  1. Patrioti says:
    4 years ago

    Po thuje dhe ti o Mero pa frike jane spiunet te serbise qe te dz si Sala si Iliri.Sa shpejte e harruat pjesmarrjen fshehurazi te METES ne varrimin e presidentit te vrare Serb

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In