• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Për të folur me kriminelët përdorte telefon të fshehtë/ Prova që vendosi vulën e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të Hajdarmatajt. U paraqit në KPA para vendimit

by Java News
05/08/2021 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prova që vendosi vulën e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Besim Hajadarmataj ishte ajo e paraqitur ditën e fundit, para vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kjo provë e ka gozhduar ish kreun e krimeve të rënda duke mbetur pa fjalë kur në kolegj doli fakti se prokurori përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.

Ky numër në regjistër mbante emrin e një gruaje nga Fieri, nga ku doli se mbrëmjen e 27 korrikut, në orën 22.03 Prokurori Besim Hajdarmataj i kishte nisur dy mesazhe një personi të botës së krimit në Shqipëri. Kjo provë suprizë erdhi në KPA nga Komisioneri Publik, por për ta siguruar atë, deri momentin e fundit mësohet se u bë e mundur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar për monitorimin dhe Vetingut.

Kur Besim Hajdarmataj u gjend përballë kësaj prove i kapur në befasi, nisi të mohonte se numri i telefonit ishte i tij, madje tha se gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë në Fier vetëm 30 minuta. Por këtë herë ish kreu i krimeve të rënda ishte nën kurthin e provave të siguruara nga SHBA. Përfaqësuesit e ONM kishin hulumtuar nëpër dokumente derisa zbuluan këtë numër të fshehtë si provën më të fortë, dhe kishin zbuluar se ky numër i fshehtë telefoni, ishte deklaruar nga Besim Hajdarmataj si numri i tij në deklaratat e pasurisë që kishte dorëzuar në ILDKP disa vite më parë. Në këtë moment Besim Hajdarmataj ngeli pa asnjë alibi dhe kërkoi kohë që të verifikonte nëse kishte e deklaruar vërtetë një numër të tillë vite më parë dhe që mund të ishte bërë një lapsus.

Por pa humbur kohë, vetë trupa gjykuese ia kurseu mundin dhe i serviri prokurorit deklaratat e pasurisë që ai vetë kishte bërë, ku numri i telefonit që kishte fshehur ishte i rrethuar në deklarata e viteve më parë dhe prej të cilit dolën mesazhet e komunikimin me njerëzit e krimit të dosjeve të mbyllura prej tij. I vënë me shpatulla pas murit, prokurori artikuloi edhe alibinë e fundit, se po është i njëjti numër, por ai ishte me 067 dhe jo 069, por provat e dosjes së udhëhequr nga Theo Jecobs kishin vulosur tashmë shkarkimin e tij për thyerjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Ndryshime të mëdha për shenjat e Horoskopit. Ja çfarë pritet të sjellë Hëna e plotë në Ujor

Horoskopi 5 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

January 31, 2026
Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In