Këta janë katër hapat që duhet të ndjekin të gjithë personat që kanë mbetur jashtë për shkak se tërmeti i 26 nëntorit iu ka dëmtuar banesat për t’u bërë pjesë e programit të ndihmës dhe për t’u strehuar në hotele.
- Drejtohuni tek njësia administrative
- Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim
- Me vërtetimin paraqituni tek bashkia tek sporteli
- Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hotelit