Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, do të jetë sonte në orën 21:00 në A2, në një intervistë ekskluzive.
Në një postim në rrjetin social Twitter, ambasada amerikane zbulon disa detaje nga intervista.
“Qytetarët shqiptarë duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin për të shprehur pakënaqësitë e tyre, për të shprehur kërkesën e tyre për më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit… Përsa i përket Shteteve të Bashkuara, unë kam udhëzime të qarta nga Uashingtoni që kjo të mbetet një prioritet dhe unë jam e vendosur për ta çuar përpara”, thekson ambasadorja Yuri Kim.
g.kosovari











