• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Shqipërinë do të nisë epoka e re, post Sali Berisha!

by Alfred Peza
06/08/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Dalja e Sali Berishës nga skena politike shqiptare këtë radhë, duket se është objektivi i vetëm madhor i Lulzim Bashës. Realizimi do të ishte ndoshta fitorja e tij më e madhe qëshkurse ka hyrë në skenën e Tiranës. As mëria e 2900 kandidatëve të skualifikuar. As inati i vjetër i atyre që nuk u përfshinë prej tij në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. E madje, as edhe humbja e PD dhe opozitës së drejtuar prej tij në këto zgjedhje, janë asgjë përpara kësaj fitore.

Largimin e Sali Berishës nga jeta aktive politike, e ka paralajmëruar një nga anëtarët e komisionit për verifikimin e kandidaturave për deputetë në PD, ish ministri Genc Ruli. “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë të ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”,- tha ai.

E thënë në këtë mënyrë, nga njëri prej kontributorëve më të rëndësishëm që nga themelimi i PD, kjo kuptohet se Sali Berisha nuk duhet të jetë, në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e reja. Përmes një gjuhe aspak ezopike, për herë të parë liderit historik të kësaj partie, i është treguar publikisht edhe shkopi edhe karrota. I është dhënë mesazhi se Sali Berisha vetë, nuk duhet të jetë më pjesë e listës. E nga ana tjetër, i është thënë se edhe nëse nuk e bën këtë vetë, atëherë derën do të ta “mbyllin të tjerët ty”!

Nëse ndodh, kjo do të ishte e vetmja fitore e vërtetë e madhe dhe reale e Lulzim Bashës, në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Sepse do ti jepte mundësi vetes dhe PD, për të nisur një etapë të re në historinë e saj, pas 30 vjetësh të dominuar në mënyrë absolute nga themelimi e deri më sot, nga Sali Berisha. Kjo do ti jepte fund një historie të gjatë e të dhimbshme tranzicioni politik, të dominuar nga elita politike e viteve ‘90, e cila në vendet e tjera të Europës lindore ish komuniste ka dalë prej shumë e shumë vitesh nga skena.

Sali Berisha ka qenë bashkudhëtarë në fillimet e karrierës së tij politike, që nga dhjetori i vitit 1990, me ish Kryetarin e PS Fatos Nano. Të dy pasi humbën zgjedhjet premtuan se do të largoheshin për ti hapur rrugën drejtimit të partive të tyre, më të rinjve. Fatos Nano pas zgjedhjeve të 2005 kur socialistët kaluan në opozitë u largua, për ti hapur rrugën në krye të PS, Kryeministrit aktual Edi Rama. Ndërsa Sali Berisha pasi i riktheu demokratët në opozitë më 2013, nuk e bëri. Duke vijuar që të jetë edhe më aktiv se më parë në jetën publike politike.

Të gjithë e pranojnë se kjo qasje, ia ka vështirësuar deri në pamundësim Lulzim Bashës, drejtimin e PD dhe opozitës shqiptare. Duke mos i dhënë të gjitha hapësirat dhe mundësitë, për të krijuar individualitetin e tij politik dhe lidershipim origjinal aq shumë të nevojshëm për të arritur sukses. Atë që nuk e bëri për 7-8 vjet me radhë, Lulzim Basha duket se do ta bëjë në 7-8 muajt e ardhshëm. Kjo do të ishte jo vetëm fitorja e tij, e PD dhe opozitës. Për Shqipërinë, do të niste epoka e re, post Sali Berisha!

Next Post
VIDEO+FOTO/ Krijohet gropa gjigante në Bejrut nga shpërthimi. Ministria apel qytetarëve: Ajri toksik, largohuni nga qyteti

Krahasimi/ Kujt i ngjason shpërthimi në Bejrut: Një “Hiroshimë” apo një “Çernobil” libanez?

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Te rre mendja Alfred ,se PD e ka me tapi Berisha dhe sa te narr fryme jo Luli por asnje nee bote nuk ka kurajo ti dale perpara

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In