• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për shkak të njerëzve të Berishës, e pëson dhe Shqipëria në Uashington

by Mero Baze
01/02/2024 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për hirë të së vërtetës Fatmir Mediu e ka bërë të vetën. AI kishte arritur të siguronte formalisht një tavolinë të rëndësishme në sallën ku do të ishte Presidenti dhe Senatorët, së bashku me Gjiknurin, Gazmend Bardhin Irfan Hysenbelliun dhe grupin që i shoqëronte.

Por gjithçka ka ndodhur të mërkurën në mbasdite, kur u njoftuan se ata nuk do të ulen në një sallë me amerikanët. Presidenti Biden dhe senatorët vendosën ta kalojnë mëngjesin në Capitol, ndërsa delegacioni i njerëzve nga Ballkani në hollin e Hotel Hilton, nga ku mund ta ndiqnin online pamjet nga pjesëmarrja e Presidentit në këtë ngjarje.

Arsyeja është bezdia që kanë krijuar për administratën e SHBA, njerëzit nga Ballkani që fotografohen rastësisht në Uashington me politikanë të nivelit të lart dhe i paraqesin këto në vendin e tyre si mbështetje amerikane.

Në këtë rast disa personazhe ishin shumë kontrovers. Fjala vjen Fatmir Mediu ka postuar më shumë foto nga Uashingtoni se sa foto nga salla e gjyqit ku gjykohet nën akuzë për shpërdorim detyre për 26 të vrarë në Gërdec. Përpjekja e tij për të intimiduar Gjykatën me foto nga SHBA është e qartë dhe kjo nuk kalon pa vëmendje në SHBA, të cilët mbeten aleatët më të mëdhenj të drejtësisë së re në Shqipëri.

Po ashtu Gazmend Bardhi, një mbështetës i Sali Berishës në pikën e tij më të ulët, rrezikon ta paraqes fotot me politikanë në Uashington si mbështetje e tërthortë për Sali Berishën të cilin ata e kanë shpallur “non grata” dhe nuk kanë asnjë lëshim për gjithkënd që bashkëpunon me të.

Lista mund të jetë e gjatë dhe me persona të tjerë problematik nga Shqipëria Kosova dhe rajoni që ishin nën patronazhin e Fatmir Mediut, një anëtar i vjetër i organizatës që qëndron pas këtij aktiviteti.
Dhe kjo bëri që ata të përfundojnë në një sallë larg politikanëve të SHBA, për të cilët ata në fakt kanë shkuar deri aty.

Nuk di nëse sponsorët do t’ia falin Mediut këtë poshtërim., por besoj se do ta kaloj lehtë. Ajo që e vë atë më shumë në siklet është fakti që ai nuk i gënjen dot më në Uashington me foto kafeneve.

Kjo ua ka rritur vështirësinë, pasi u është dashur të përdorin aktivitetet e tjera ditore për fotografi. Meqë Mëngjesi i Lutjeve ka një axhendë gati tre ditore, me dreka darka takime dypalëshe etj., ata tani po përpiqen ti shpëtojnë nderin Mediut duke postuar foto me politikanë të rastësishëm që takojnë në këto aktivitete.

E gjitha kjo ndoshta nuk do t’ia vlente të shkruaje, nëse nuk kuptojmë se çfarë mund it bëj një njeri i vetëm edhe imazhit të një vendi. Në thelb e gjitha kjo ka ndodhur prej Sali Berishës dhe për shkak të lidhjeve të organizatorit të këtij takimi për Shqipërinë dhe rajonin, Fatmir Mediut me Sali Berishën. Për shkak të kësaj lidhje, Shqipërisë i hiqet tavolina nga vendi në sallën qendrore dhe izolohen në një sallë nga ku mund ta ndjekin aktivitetin online

Për shkak të Berishës, Shqipërisë formalisht i hiqet tavolina nga salla qendrore, dhe mbyllet në një sallë online në Uashington.

Dhe ju thoni pastaj pse është katandisur cop-cop PD për shkak të tij. Për shkak të tij dhe Shqipëria mund të poshtërohet, jo më PD!

Next Post
Broja drejt Interit, zikaltërit bëjnë gati planin për sulmuesin shqiptar për ta bashkuar me Asllanin. Vjen nëse largohet…!

Eksperti i merkatos, Romano: Akord për Brojën, firmos me klubin e ri pas vizitave mjekësore. Fulham...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta përcjellim brez pas brezi dhe ta flasim bukur gjuhën tonë

February 21, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In