• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për qejflinjtë e fitimtarëve, të opozitës sonë

by Mero Baze
26/09/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shikoj që ka një qortim për “opozitën” tone, lidhur me entuziasmin që ata shprehin lidhur me fitoren e Giorgia Meloni. Është teprim t’ua kufizosh këtë të drejtë. Kanë 9 vite në opozitë, dhe e vetmja gjë që u ka mbetur është të gëzohen për fitore të të tjerëve, për të cilët ata ëndërrojnë të jenë në vend të tyre.

Opozita jonë u gëzua më shumë se vet votuesit amerikanë për fitoren e Trumpit. U përuruan rrugë me emrin e tij dhe u dekoruan furgonat e fushatës elektorale me foton e tij. U hiperbolizua sulmi i Edi Ramës ndaj Trumpit, thuajse kishte folu kundër shokut Enver më 1976 e jo kundër një kandidati për president më 2016.

Pastaj e dimë si ndodhi. Edi Rama tregonte anekdota nga takimet me Trumpin në samitet e NATO apo në Uashington, ndërsa opozita ankohej e luftonte ambasadoret e Trumpit në Shqipëri.

U gëzuan për fitoren e prorusëve në Mal të Zi, a thua se kishin fituar vet në Tiranë. Çdokush që fitonte rrotull Shqipërisë dhe nuk ishte aleat me Edi Ramën, ishte në mendjen e tyre fitore e opozitës.

Pastaj e dimë çfarë ndodhi. Kryeministri i atyre zgjedhjeve u bë aleat me Edi Ramën në nismat rajonale, ndërsa opozitarët tanë e mallkuan si sharlatan.

Uruan fitoren e Albin Kurtit në zgjedhje më 2019 dhe 2020, me një entuziasëm sikur të kishin fituar zgjedhjet në Shqipëri. E ftuan dhe si pjesëtar të koalicionit opozitar më 2021 në Shqipëri, me shpresë që t’u jepte fuqi nga mbifuqia e tij. E morën më qafë dhe atë, dhe veten. Ai mori 129 vota në Qarkun e Gjirokastrës, të cilin e përzgjodhi si adhurues i Enverit, kurse këta një nga 4 deputetë që ka gjithë qarku.

Tani Albin Kurti përpiqet ta harrojë armiqësinë me Edi Ramën dhe vjen i lutet t’i japë energji elektrike për dimër, pasi “Edi në Shqipëri nuk ka opozitë” dhe nuk i prishin punë kufizimet.

Urojnë fitoren e katërt të Orbanit në Hungari, të cilin e adhurojnë se u ka shpikur si armik Sorosin dhe sidomos për teoritë e tij sovraniste. Mendojnë se nën shembullin e tij mund t’ia dalin. Pastaj e dimë se çfarë ndodh. Ai pret në Hungari Edi Ramën me gjysmën e qeverisë me vete, duke i hapur rrugë blerjes së një kompanie celulare dhe licencimin e një banke të madhe në vend, plus shkëmbim përvoje elektorale.

Tani kanë 24 orë që nuk mbajnë dot gëzimin për fitoren e Giorgia Meloni, një reformiste e neofashizmit në Itali, që ja ka dalë një shekull më pas ta bëjë sërish të dashur figurën e Musolinit për italianët. Është një triumf vërtet i jashtëzakonshëm politik, për një grua në politikë.

Bashkë me Salvinin dhe Berlsukonin, Meloni ka ndryshuar historinë e bashkëpunimit Itali-Rusi, nga e majta tek e djathta. Më parë Partia Komuniste italiane dhe sindikatat e saj, merrnin para direkt nga Moska. Sot aleate e Moskës në Itali është e djathta italiane.

Opozita shqiptare gëzohet për ta, se ëndërron që dhe liderë problematik me Perëndimin (siç janë këta te dy opozitarët tanë) mund t’ia dalin. Dhe Meloni ja ka dalë të fitojë.

Sekreti i fitores së gjithë këtyre rasteve që përmenda, ka një gjë të përbashkët. Janë të gjithë liderë të rinj, që kanë bërë historinë e tyre, qoftë dhe me qëndrime kontroverse me Perëndimin, çfarë në thelb i adhuron opozita jonë. Ata janë politikanë të talentuar, personalitete që u janë imponuar shoqërisë së tyre me vlerat e veta personale. Të gjithë janë pranuar si fenomene të reja.

Opozita jonë, ajo që kënaqet nga fitoret e tyre, ka në krye dy dinozaurë tridhjetë vjeçarë, të cilët kanë provuar gjithçka në këtë vend, të bëhen presidentë e kryeministra, hajdutë dhe vrasës, të majtë dhe të djathtë, komunistë dhe antikomunistë, spiunë Sigurimi dhe demaskues te tyre, vetëm që të mos ikin nga pushteti.

Ndaj tani nuk u ka ngelur asgjë nga kënaqësitë e jetës, veçse të kënaqen të shikojnë si fitojnë të tjerët. Si ata pleqtë që dalin nga stolat nga liqeni e lëshojnë jargët kur  shikojnë çifte të rinjsh, që bëjnë dashuri.

Lëruani këtë kënaqësi perverse. Por mos shkoni pas tyre. Bëni historinë tuaj.

Next Post
Surprizon klientët/ Taksisti mbush makinën vetëm me foto dhe shkrime të kushërinjve Ervis dhe Brilant Martinaj

Surprizon klientët/ Taksisti mbush makinën vetëm me foto dhe shkrime të kushërinjve Ervis dhe Brilant Martinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In