• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Presidentin dhe ministrin e Jashtëm “de jure”!

by Alfred Peza
15/01/2019 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Shqipëria nga sot e disa muaj të tjerë, përderisa Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje të japi një vendim pas ristrukturimit, do të ketë dy poste të larta me persona që do i ushtrojnë ato “de jure”. Presidentin e Republikës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme.

Për ironi të fatit, ato janë as më pak dhe as më shumë, por Ilir Meta dhe Edi Rama. Kreu I shtetit dhe kreu i ekzekutvit. Deri mbi një vit më parë, “bashkëkryetarë” të aleancës “Për Shqipërinë Europiane”. Ndërsa sot, i ndan një mal i tërë përplasjesh, për çështje dekretesh në pamje të parë.

Në thelb, ndarja ka si katalizator të fuqishëm mungesën e një “sistemi VAR” në sportin e politikës shqiptare. Mosqenia funksionale e Gjykatës Kushtetuese, e vendos Presidentin e Republikës sonë në mënyrë figurative, në një pozicion ku sa herë që i vjen topi i qeverisë në dorë, ti akordojë vetes por edhe ta gjuajë po vetë penalltinë, që vendos për fatet e lojës.

Kjo situatë absurd, e denjë për një “lojë futbolli” në xhungël, por jo në një demokraci europiane normale dhe funksionale, ka detyruar Kryeministrin që të kërkojë çdekretimin e ministrit në detyrë dhe të dërgojë në Presidencë jo më emrin e Gent Cakës por emrin e tij, për të ushtruar edhe “de jure” funksionin e shefit të diplomacisë shqiptare.

Vetë z. Rama është kujdesur që ta theksojë këtë përcaktim, për arsyen e thjeshtë, sepse ai vërtetë do të jetë “de jure” ministër i Jashtëm, por “de facto” ai ka qenë, është dhe do të mbetet i tillë, për aq kohë sa këtë detyrë ia ka ngarkuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në nenin 102 pika 2 të dokumentit themeltar të shtetit, përcaktohet se Kryeministri “koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to”. Bashkë me detyrat si drejtues I Këshillit të Ministrave, është e qartë se Kryeministri Edi Rama dhe çdo kryeministër tjetër që ka patur Shqipëria përfshi edhe Ilir Metën dikur, është udhëheqësi “de facto” i politikës së jashtme shqiptare.

Megjithatë, praktikisht pjesën më të madhe të barrës dhe përgjegjësive, edhe pas kësaj do ti mbajë me sa duket Gent Caka i cili ishte i denjë për tu bërë sipas Ilir Metës, çfarëdolloj ministri tjetër në qeverinë e Republikës së Shqipërisë, por vetëm ministër i Jashtëm, JO!

Sigurisht që pas kësaj, është thënë e stërthënë, se rasti Gent Caka për Presidentin ishte thjeshtë një sebep dhe jo një shkak. Një sebep që nisur nga sjelljet e tij institucionale muajt e fundit, në raport me qeverinë, do ta gjendet tek një “Gent Cakë” tjetër edhe nëse emri i tij nuk do të figuronte fare tek lista e ministrave të rinj të dërguara për dekretim. Rasti I Sandër Lleshit e tregon më së miri këtë.

Të gjitha këto, tregojnë se Ilir Meta duke qenë “de jure” kreu I shtetit, po vepron “de facto” si shefi në hije, apo si kryetari alternativ i opozitës. Duke qenë vetëm “de jure” President i Repubilkës, Ilir Meta po vepron “de facto” si kryetar I LSI.

Në këto kushte, më shumë sesa detyroi Edi Ramën që të ndjekë këshillën e tij për tu bërë “de jure” edhe ministër i Jashtëm, Ilir Meta do të mbahet mend si i pari politikan në historinë e Shqipërisë, që e shndërroi Kretarin e Shtetit, në një President vetëm “de jure”!

a.c

Next Post
Vazhdojnë ngricat/ Situata e rrugëve, ja akset ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

Vazhdojnë ngricat/ Situata e rrugëve, ja akset ku duhet të qarkulloni me zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In