• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për PD e sotme, Azemi është një model i keq

by Mero Baze
12/09/2024 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka një figurë politike që nuk i shërben për asgjë Partisë Demokratike të kohës së sotme, është Azem Hajdari. Gjithë jeta e tij politike, ka qenë një rebelim kundër PD dhe Sali Berishës.

Tetë vitet e tij si politikan, nga vitit 1990 deri më 1998, janë tetë vite të mbushura me beteja vetëm kundër Sali Berishës dhe autoritarizmit të tij në pushtet, duke qenë në çdo kohë përkrahës i çdo kritiku dhe kundërshtari të Berishës jo vetëm brenda PD, por dhe jashtë saj.

Ai ishte mbështetësi i parë i gazetës “Koha Jonë”, kritike e egër e Berishës në atë kohë, mbështetës i të persekutuarëve politik, mbështetës i pronarëve dhe bashkëgrevist me ta kundër qeverisë, mbështetës i sindikatave kundër qeverisë, derisa në fund të vitit 1996 dhe janar të vitit 1997 e përjashtuan përfundimisht nga PD.

Në një farë mënyre ka qenë makthi tetëvjeçar i Sali Berishës, derisa e hoqi qafe.

Për politikanët e sotëm të PD që Azemin e kanë parë vetëm në fotografi, ai është model i keq.

Po të bëhen si ai, duhet të përballen me Berishën, duhet të jenë kritikë me të, duhet të bëjnë beteja në Kuvend dhe PD kundër tij etj. Disidenca brenda PD, është e vetmja gjë politike që mund t’i frymëzojë Azemi.

Kush do të bëhet si Azemi nga këta që janë në PD? Gazment Bardhi? Ai është gati të bëjë autokratikë çdo ditë që i ka shpëtuar goja e ka thënë “babi i Zenit”.

Flamur Noka? Ai dhe po e pa ëndërr të flasë kundër Berishës, shkon i kërkon falje të nesërmen, se siç thotë populli “ëndrra janë, ndoshta dalin”.

Tritan Shehu? Siç patë thënë Azemi për të, sa vetë i mblidhen atij në sheshin “Skënderbej”, atij i mblidheshin kur i binte goma e makinës në Fan të Mirditës.

Luçiano Boçi? Ai është gati të rrihet me grushte me ata që guxojnë të bëjnë humor me Berishën.

E gjithë kupola e sotme politike e PD, është një produkt i tredhur “anti-Azem”, që janë aty pikërisht se nuk janë si Azemi.

E vetmja që tentoi të imitojë babain ishte Rudina, vajza e tij. Ajo refuzoi të dorëzonte mandatet kur gjithë PD me urdhër të Berishës i dorëzoi dhe i dogji, dhe e shpallën armike, si babain.

Pastaj më pas dhe pse dënuan djegien e mandateve, përsëri e dënuar mbeti Rudina dhe Murrizi, që refuzuan ta bënin atë budallallëk duke mos ju bindur partisë.

Pra çdokush që tenton ta imitojë Azemin qoftë dhe në distancë në një formë më të zbehtë, ndëshkohet njësoj si atëherë Azemi nga Berisha, i cili e përjashtoi nga PD.

Kështu që në një farë mënyre homazhet pranë vend vrasjes së Azemit jo vetëm që janë hipokrizi, por janë një gjest politik që bie ndesh me atë që PD bën me debatin politik brenda saj.

Nëse ata vërtet duhet t’i frymëzojë Azemi, siç thotë Berisha, ata duhet të ngrihen e të përmbysin Berishën. I vetmi moment që ai nuk është ngritur kundër Berishës ka qenë 8 dhjetori i 1990, kundër Ramiz Alisë, por ai i dërgoi Berishën për ta zbutur dhe prej asaj dite, ai betejën e ka pasur me Berishën.

Prandaj nëse PD do të nderojë jetën e Azemit, duhet të bëjë betejë me Berishën si ai.

Nëse do të nderojë Berishën, çfarë i ka bërë Azemit, atëherë shkoni pranë vend vrasjes së Azemit, por jo për ta ngushëlluar, por si triumfatorë që e keni vrarë për së dyti, për t’i treguar se atë që pati kundërshtar është ende gjallë dhe ende në krye të PD, falë atyre. Dhe ai me siguri do kthehet përmbys në varr.

Next Post
Spektakël në derbin e kryeqytetit, Daja debuton me barazim te Dinamo kundër Partizanit. Fitore e Elbasanit përballë Laçit

Spektakël në derbin e kryeqytetit, Daja debuton me barazim te Dinamo kundër Partizanit. Fitore e Elbasanit përballë Laçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

January 19, 2026
Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

January 19, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

January 19, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu sulmon Salianjin: Unë mbledh dy herë më shumë njerëz, por s’më jep televizori! Ai është patericë e Ramës

January 19, 2026
“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

January 19, 2026
Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

January 19, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In